TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AKK e konsideron shqetësues vendimin për marrjen e pronave të 7 komunave

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
AKK e konsideron shqetësues vendimin për marrjen e pronave të 7 komunave

Drejtori i AAK-së, Sazan Ibrahimi, ka thënë se Kryeministri i vendit po luan me standarde të dyfishta, pasi sipas tij ky vendim s’po vlen për komunat e pjesës veriore.

Madje ai ka thënë se vendimi i ish-kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj, për t’ia dhënë pronat komunave ka ndodhur edhe në komunat e pjesës veriore, kurse vendimi i fundit i Qeverisë për t’ia rimarr këto prona komunave ka ndodhur vetëm për komunat me shumicë shqiptare dhe një standard i tillë nuk ka ndodhur edhe për komunat veriore të vendit

“Ne si Asociacion i Komunave të Kosovës e konsiderojmë të padrejtë vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sa i përket marrjes së pronave të cilat deri më tash ishin të menaxhuara nga komunat dhe rikthimin e tyre tek Agjencia Kosovare e Privatizimit. 7 komuna janë të prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, është një ndër absurdet e këtij vendimi që Hani i Elezit e ka përfituar këtë pronë edhe nga Gjykata Supreme, mirëpo ne jemi në dijeni që vendimi i ish-kryeministrit Haradinaj për t’ia dhënë pronat komunale, komunave të Republikës së Kosovës ka ndodhur edhe në komunat e pjesës veriore të Republikës së Kosovës, kurse vendimi i fundit i Qeverisë për t’ia rimarr këto prona komunave ka ndodhur vetëm për komunat me shumicë shqiptare ku po shihet që një standard i tillë nuk ka ndodhur edhe për komunat veriore të Republikës së Kosovës”, tha Ibrahimi.

“Ne mendojmë që të gjitha komunat e Kosovës duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të dinjitetshëm, dhe të mos ketë standarde të dyfishta që pronat komunale të cilat u janë dhënë komunave në menaxhim nga ish kryeministri Haradinaj t’iu merren nga Qeveria Kurti, pronat e këtyre 7 komunave me shumicë shqiptare, por i njëjti standard të mos ndodh edhe me komunat e pjesës veriore të Kosovës”tha ai.

Tutje Drejtori i Asociacionit të Komunave ka bërë apel që të rishqyrtohen dhe që komunat të trajtohen në mënyrë të barabartë. “Bëjmë apel që këto vendime të rishqyrtohen sepse me miliona euro komunat e Kosovës para të cilat janë marr nga taksapaguesit kosovar janë investuar në objekte për interes publik dhe shpresojmë që një rishqyrtim i këtij vendimi të ndodh sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë që qytetaret t’i shohin investimet e komunave të cilat janë bërë në këto prona”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi tutje ka kërkuar llogari sa i përket këtij vendimi siç ai e konsideroi “standard i dyfishtë”.

“Kërkojmë një lloj llogaridhënie apo përgjegjësie apo deklarimi sa i përket këtij veprimi se pse ka ndodhur vetëm  për 7 komuna e Kosovës e nuk ka ndodhur për komunat të cilat kanë përfituar nga vendimi i ish-kryeministrit Haradinaj në tërësi. Është komunat në pjesën veriore janë në Republikën e Kosovës njëjtë si këto 7 komunat, dhe kërkojmë që të gjitha komunat të trajtohen në mënyrë të barabartë nga Qeveria e Kosovës por të njëjtën kohë bëjmë apel që vendimi i 30 prillit të rishqyrtohet dhe pronat që i janë dhënë komunave në shfrytëzim ashtu të mbesin dhe jo të ju rimerren dhe ti epen Agjencia Kosovare e privatizimit”, theksoi ai tutje./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

Pas Ankesës së Listës Serbe ndaj KQZ-së, OSBE: Do vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet

Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Ndërpritet përkohësisht uji në disa fshatra të Mitrovicës

Haxhiu: Marrëveshja e Ohrit nuk kalon për PDK-në, sanksionet do të largohen me negocim

Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Muriqi kërkon golin e radhës në La Liga

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Sassuolo merr vendim për portierin Muriq

Muriq thotë se është ringjallur te Sassuolo

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

Pas Ankesës së Listës Serbe ndaj KQZ-së, OSBE: Do vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet

Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Ndërpritet përkohësisht uji në disa fshatra të Mitrovicës

Haxhiu: Marrëveshja e Ohrit nuk kalon për PDK-në, sanksionet do të largohen me negocim

Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Nisin hetimet për manipulim me vota edhe në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën