TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AKB paralajmëron për krizën e energjisë që po prek bizneset në vend

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur alarmin për krizën e energjisë që sipas tyre, ka goditur qindra bizneset në vend. Sipas AKB-së, ndërprerjet e fundit të energjisë kanë lënë qindra kompani dhe mijëra punëtorë jashtë funksionit, duke rrezikuar prodhimin dhe investimet.

by tëvë1
5 muaj ago
5 0
A A

Autori: Jona Kelmendi

Për një situatë, siç e quajtën ata alarmuese, thirrën konferencë për media të hënën.

Aty, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve tha që ndërprerja e energjisë elektrike për qindra biznese ka krijuar një sfidë të rëndë për ekonominë në vend.

Madje Shahini ka paralajmëruar që kompanitë mund të largohen nga Kosova si shkak i rrymës.

“KEDS ka ndërprerë energjinë elektrike për mbi 1,200 njehsorë elektrikë, që përfshijnë përafërsisht mbi 200 kompani, që kanë mbi 10 mijë punëtorë. Aktualisht jan rreth 100 biznese pa energji. Ky veprim ka ndaluar prodhimin, ka krijuar havari në ekonomi, ka shkaktuar stres te madh te punëtorët dhe menaxherët dhe ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës si vend i sigurt për investime si për investitorët vendorë, ashtu edhe për ata të huaj. Shumë biznese të drejtat e veta i kanë konfirmuar dhe i kanë marr nga arbitrat e ndryshëm ndërkombëtar prandaj në të ardhmen bizneset do të kërkojnë edhe jashtë të drejtën e vetë”, ka thënë Shahini.

Tutje Shahini e ka quajtur të papranueshme përfshirjen e policisë në këtë proces, duke e cilësuar si shkelje të rëndë ligjore.

“Është e papranueshme që një institucion i shtetit, Policia e Kosovës, të përdoret për të asistuar një kompani private kundër kompanive dhe bizneseve të tjera private, pa vendim gjykate. Kjo është një shkelje e rëndë ligjore, një abuzim me autoritetin dhe një goditje direkte ndaj sundimit të ligjit dhe të drejtave të bizneseve”, është shprehur tutje Shahini.

Andaj Menaxherja e AKB-së Lumnije Hajdini tha që qeveria duhet të ndërhyjë urgjentisht me masa lehtësuese për bizneset.

“Të japin një periudhë më të gjatë për kalimin në këtë fushë dhe të zbatohen masa në mënyrë graduale ose të krijojnë mekanizma mbështetës”, ka thënë Hajdini.

E  një prej kompanive që ka qenë e obliguar të dal në treg të lirë pas vendimit të ZRRE-së, thotë se janë detyruar ta padisin KEDS-in.

“Ne kompania Solid fabrik e këpucëve në Suharekë për momentin e kemi paditur KEDS-in, lënda eshtë në giykatë, nuk na është kthyer ndonjë përgjigje. Por paraprakisht kemi bërë një kontratë me KEK ku na është kërkuar 15 mijë euro t’i lëmë garancion. Ai garancion nuk ka arsyetim, kurse konkretisht fatura e rrymës që na është dërguar eshtë 2100 euro, më e lartë se në muajt e mëparshëm”, është shprehur Kuqi.

E  Oda Ekonomike e Kosovës paralajmëroi se do të dorëzojnë padi në Gjykatën Supreme, duke kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shkyçjen e qindra bizneseve –  që nuk kanë siguruar marrëveshje me ndonjë furnizues – nga rrjeti elektrik.

Kjo ODË e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe me pasoja për bizneset dhe konsumatorët.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, gruas i merren para nga kartela bankare

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë, sulmuan dy persona

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Parashikimi i motit për sot

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, gruas i merren para nga kartela bankare

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë, sulmuan dy persona

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Parashikimi i motit për sot

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën