TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komuna e Podujevës gjobitet me 20 mijë euro

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Komuna e Podujevës gjobitet me 20 mijë euro

Nga AIP-ja kanë bërë të ditur se Komuna e Podujevës në faqen e zyrtare të saj ka publikuar për një kohë të gjatë lista me të dhëna personale të subjekteve të të dhënave të qytetarëve, të cilët kanë fituar subvencione, që përfshijnë periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2022.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), më datë 10.03.2022, ka pranuar informacion se Komuna e Podujevës në faqen zyrtare të saj (internet) ka të publikuara për një kohë të gjatë lista me të dhëna personale të subjekteve të të dhënave (qytetarëve), të cilët kanë fituar subvencione, që përfshijnë periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2022”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim është bërë e ditur se AIP ka konstatuar se Komuna e Podujevës ka publikuar lista me të dhënat e subjekteve, të cilat lista kanë përmbajtur të dhëna personale si: emri, mbiemri, numri personal, numri i telefonit, vendbanimi dhe shumën e përfituar.

“Pas përfundimit të procedurave inspektuese, AIP ka konstatuar se Komuna e Podujevës ka publikuar lista me të dhënat e subjekteve, të cilat lista kanë përmbajtur të dhëna personale si: emri, mbiemri, numri personal, numri i telefonit, vendbanimi dhe shumën e përfituar. Përmes publikimit të këtyre të dhënave, e njëjta ka përpunuar të dhëna personale në kundërshtim me nenin 4 dhe 5 të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe me këtë ka kryer kundërvajtje nga neni 92, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Andaj, Agjencia për Informim dhe Privatësi, me vendimin Nr. 73/22, të datë 23.03.2022, ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse ndaj Komunës së Podujevës, për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale”, thuhet më tej në njoftim.

AIP i ka bërë thirrje te të gjithë kontrolluesit (publik dhe privat), që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme, në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura deri tek shqiptimi i gjobave për mos respektim të dispozitave të parapara në ligj. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Haxhiu i kërkon Gjyktës Kushtetuese ta pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

“InfoNata” 05.03.2026

“InfoNata” 05.03.2026

S’ka kuorum për votimin e presidentit

S’ka kuorum për votimin e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën