TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ahmeti thotë se deklarata e Hill u keqkuptua

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Ahmeti thotë se deklarata e Hill u keqkuptua

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po vlerëson se u keqkuptua deklarata e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, kur tha se Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova.

Sipas Ahmetit, është më se reale që ushtria e Serbisë ka pasur më shumë ushtrime të përbashkëta me NATO-n, se sa Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Mendoj që u keqkuptua deklarata e Hill dje, se Serbia është më afër NATO, është dhënë në një televizion serb. Nuk po them se atje flet ndryshe, këtu ndryshe por, realisht më shumë ushtrime ka pasur ushtria e Serbisë me NATO-n se sa që kanë bërë Forcat e Armatosura të Kosovës. Nuk po them që është faji i qeverisë, por ia kemi huq për shkak të qeverisë vitin e kaluar në ushtrimet e përbashkëta”, u shpreh ai në emisionin “Këndi i Debatit” në TËVË 1.

Ndryshe, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Serbia aktualisht është partner më i afërt i NATO-s sesa Kosova.

“Nëse shikon se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s se Kosova. Në këtë moment po. Kjo është shumë e vërtetë për tani”, ka thënë ai në një intervistë për RTS.

Ndaj kësaj deklarate, pati reagime të shumta në vend, mes tyre edhe ajo e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili u shpreh i habitur duke qenë se ky është diskutim fantazmë, pasi që Serbia as nuk dëshiron të hy në NATO.

“Unë jam me të vërtetë i habitur me ato komente. Si mundet të jetë Serbia më afër NATO-s se Kosova, kur ata kanë deklaruar publikisht se janë kundër anëtarësimit në NATO. Pra është një diskutim fantazmë, sepse Serbia nuk dëshiron të hyj në NATO”, pohoi ai. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

KQZ: Përmbyllet procesi i rinumërimit të votave në 15 komuna

​Policia serbe bleu teknologji nga firma ruse e sanksionuar me fondet e BE-së

​Policia serbe bleu teknologji nga firma ruse e sanksionuar me fondet e BE-së

Policia nis fushatën informuese për Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjetet

Policia nis fushatën informuese për Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjetet

353 automjete të paregjistruara evidentohen në dy javë në Prishtinë

Tetë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, autorët ende në liri

Tetë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, autorët ende në liri

Nis seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë, të akuzuarit mohojnë sërish fajësinë

Nis seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë, të akuzuarit mohojnë sërish fajësinë

“Google”, udhëzim fëmijëve 13-vjeçarë si të heqin kontrollin e prindërve

“Google”, udhëzim fëmijëve 13-vjeçarë si të heqin kontrollin e prindërve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën