TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ahmetaj për votimin në KiE: Befasuese që deputetë-miq të Kosovës kanë paraqitur amandamente

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ahmetaj për votimin në KiE: Befasuese që deputetë-miq të Kosovës kanë paraqitur amandamente

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka filluar tashmë diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.

E ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1. Tha se Serbia do të bëjë përpjekje me të gjithë mekanizmat e saj për të bllokuar procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Por që sipas saj, kjo gjë nuk është e papritshme, shkruan teve1.info.

Madje për ish-ministren befasuese është fakti që disa deputetë të shteteve njohëse të Kosovës, kanë paraqitur amandamente.

“Nuk pret njeriu diçka të mirë nga Serbia, sigurisht që ata do të përpiqen me gjithë mekanizmat e vet që i kanë si nëpërmjet deputetëve të vet që i kanë prezent në Asamble, apo nëpërmjet shteteve të tjera të cilat i mobilizojnë për ta bllokuar Kosovën. Kjo nuk është diqka e papritshme por Kosova nuk ka mbërri sot këtu ku është për faktin që Serbia e ka përkrahë por për faktin se ka synuar ta avancojë procesin e shtetndërtimit të vet. Për mu befasi më e madhe ka qenë që ne kemi pasë deputetë nga shtete njohëse të cilat poashtu kanë prezantuar dhe kanë paraqitë amandamente dhe kjo është befasia, në të vërtetë është diçka të cilën neve nuk na ka pëlqyer, aspak nuk ka vjen mirë”, tha ajo në Tëvë1.

Më tej, Ahmetaj tha se numri i deputetëve të cilët i ka pa në listë ka qenë dëshpërues, sepse sipas saj, ata kanë qenë miq dhe përkrahës të Kosovës.

“Deputetët e kanë të drejtën e prezantimit të amandamenteve veç e veç sepse pavarësisht  grupimeve politike që ata i përfaqësojnë dhe që i prezantojnë aty, ata e kanë edhe të drejtën e prezantimit apo propozimeve të amandamenteve veç e veç. Po e them një numër i deputetëve të cilët i kam pa në listë me të vertëtë ka qenë dëshpëruese, sepse ata kanë qenë miq dhe përkrahës të Kosovës. Mos të flas tani me emra por nga ata të cilët kanë qarkulluar, propozimet të cilat i kanë paraqitur është befasi t’i shohësh në atë listë”, tha Ahmetaj.

Por që pavarësisht kësaj sipas Ahmetaj, Kosova është në rrugë të drejtë për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Nga ajo që kam pa vazhdimisht si ka kalu apo si kanë rrjedhë sot ngjarjet brenda komiteteve të caktuara edhe bisedat intensiveqë po bëhen, numri i votave është një lloj përcaktuesi që jemi në rrugë të drejtë. Megjithatë njeriu asnjëherë nuk duhet të gëzohet para kohës, nuk thonë rastësisht qesh ëmbël ai i cili qesh i fundit. Duhet pritur deri në fund për të parë se si do të jetë epilogu i gjithë diskutimeve të deputetëve që janë paraqitë për fjalë dhe si do të jetë vendimi final votimi”, shtoi Ahmetaj./teve1.info./

Fillon mbledhja e Asamblesë Parlamentare të KiE-së ku pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Tërmet në Kosovë

Shkodra: Skena politike është më e pjekur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Shkodra: Skena politike është më e pjekur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa, PDK ka këtë kërkesë

Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa, PDK ka këtë kërkesë

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Protesta e PD-së Shqipëri, tensione e molotov drejt Qeverisë – 16 policë të plagosur

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën