Llugaliu është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikuriya.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, në këtë takim, Llugaliu, e ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së, Kunio Mikuriya, për të arriturat, sukseset si dhe sfidat e Doganës së Kosovës.
Mikuriya, vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Doganës së Kosovës si anëtare e OBD-së, dhe u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm.