Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shpreh telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kameramanit, Fatmir Bajrami.
AGK ka thënë se Bajrami përveç që ka qenë kontribues në profesionin e tij prej kameramani në media, ai ka dhënë kontribut edhe në kinematografinë vendore.
Madje, ai ka qenë edhe udhëheqës për shumë breza kameramanësh në Transmetuesin Publik të Kosovës.
“Kontributi i tij i veçantë gjatë viteve të 90-ta dhe në kohën e luftës, duke sjellë përmes kamerës realitetin nga frontet e luftës dhe kampet e refugjatëve, do të mbetet përgjithmonë në historinë tonë kolektive. Në emër të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të punojnë me të”, ka shkruar AGK-ja./teve1.info/