TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AGK-ja e shqetësuar me gjetjet e raportit të DASH-it: Alarm për institucionet e Kosovës

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
AGK-ja e shqetësuar me gjetjet e raportit të DASH-it: Alarm për institucionet e Kosovës

Përmes një njoftimi në Facebook, AGK-ja ka cituar DASH-in ku në raportin e tyre thuhet se “gazetarët hasën në vështirësi në marrjen e informacionit nga qeveria dhe institucionet publike, pavarësisht nga ligjet që ofrojnë qasje në dokumente publike”.

Në lidhje me këtë sipas AGK-së, vlerëson se gjetjet e raportit duhet të jenë alarm për institucionet e vendit që duhet të angazhohen në krijimin e një ambienti më të mirë e të sigurt të të bërit gazetari.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, shpreh shqetësimin lidhur me gjetjet kryesore të Raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Kosovë. Në raportin e publikuar këtë javë thuhet se pavarësisht që në përgjithësi u respektua liria e shprehjes, sërish pati tentime për frikësim të përfaqësuesve të medieve nga politikanë, persona publikë, biznese dhe grupe fetare. Raporti evidenton se problemet e financimit gjithashtu dëmtuan pavarësinë e medieve, si dhe pati vështirësi në marrjen e informatave nga Qeveria dhe institucionet publike. ‘Gazetarët hasën në vështirësi në marrjen e informacionit nga Qeveria dhe institucionet publike, pavarësisht nga ligjet që ofrojnë qasje në dokumente publike’”, thuhet më tej në reagimin e AGK-së.

Po ashtu, AGK-ja fton pronarët e medieve që të lejojnë gazetarët që të raportojnë pa u censuruar dhe frikësuar se do të humbasin vendin e punës.

“Sipas raportit, mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehën një shumëllojshmëri pikëpamjesh, përgjithësisht pa kufizime. Megjithatë, disa zyrtarë qeveritarë, parti politike, biznese të lidhura me Qeverinë, grupe fetare dhe individë të pakënaqur u bënin trysni pronarëve të mediave, redaktorëve dhe gazetarëve që të mos publikonin rrëfime ose materiale të caktuara. Departamenti Amerikan i Shtetit citon raportet e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për sulmin fizik ndaj Visar Duriqit, intervistimin nga Prokuroria të Parim Ollurit për raportimin për vaksinat, si dhe kërcënimin e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi ndaj portalit “Albanian Post”, si tri prej incidenteve më të rënda në vitin 2021. AGK-ja vlerëson se gjetjet e raportit duhet të jenë alarm për institucionet e vendit që duhet të angazhohen në krijimin e një ambienti më të mirë e të sigurt të të bërit gazetari. AGK-ja gjithashtu fton pronarët e medieve që të lejojnë që gazetarët të raportojnë pa u cenzuruar e frikësuar se do të humbasin vendin e punës”, thuhet më tej në reagim. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

​S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës publikon rendin e ditës për seancën e nesërme konstituive

Marrëveshja e mundshme VV – LDK – Cilat mund të jenë “kushtet” për një koalicion?

Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet në vlerë 500 mijë euro të një shtetasi të huaj

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

​S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës publikon rendin e ditës për seancën e nesërme konstituive

Marrëveshja e mundshme VV – LDK – Cilat mund të jenë “kushtet” për një koalicion?

Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet në vlerë 500 mijë euro të një shtetasi të huaj

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria për intervistimin e Aliut: U pyet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”

Nga sot mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Nga sot mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Dyshimet për mbetje mortore në Zubin Potok, Prokuroria njofton arrestimin e dy personave

​Mediat ndërkombëtare raportojnë për gjetjet e fundit të varrezave masive të luftës në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën