Përmes një njoftimi në Facebook, nga AGK-ja e dënojnë sulmin dhe kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarët.
“Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike. AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit”, thuhet në njoftim.