TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Agjërimi për 3 ditë – Si e rigjeneron trupin dhe qelizat

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Agjërimi për 3 ditë – Si e rigjeneron trupin dhe qelizat

Kufizimi i ushqimit edhe për tre ditë mund të rigjenerojë të gjithë sistemin imunitar të njeriut.

Këtë e thotë një studim i Universitetit të Kalifornisë së Jugut sipas të cilëve, kjo përbën mënyrën më natyrale për t’i dhënë krahë imunitetit.

Ekspertët  kanë kritikuar prej kohësh regjimet drastike që promovojnë kufizimin e ushqimit, duke e përshkruarë atë si jo të shëndetshëm.

Por ky studim i ri thotë se nëse trupi nuk furnizohet me ushqim, atëherë qelizat staminale nisin të prodhojnë rruaza të reja të bardha të gjakut.

Këto rruaza janë luftëtaret më të mira të infeksioneve.

Ekspertët amerikanë besojnë se ky zbulim, të cilit i referohet AgroWeb.org është i rëndësishëm sidomos për pacientët që vuajnë nga tumoret apo i nënshtrohen kimioterapisë.

Këta të fundit  kanë një imunitet seriozisht të dëmtuar.

Dobësimi i imunitetit me kalimin e moshës

Gjatë rritjes, sistemi imunitar i njeriut dobësohet dhe e ka më të vështirë të luftojë sëmundjet.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kufizimi i ushqimit për 72 orë  mund ta rikthejë imunitetin në shina.

Ka kufizime drastike ku pihen vetëm lëngje të lehta për tre ditë por edhe kufizime më të lehta siç është përgjysmimi i ushqimit për këto tre ditë.

Zgjedhja bëhet në varësi të gjendjes shëndetësore dhe këshillave të mjekut,

Kufizimi i ushqimit ndez motorrët e rigjenerimit dhe çel rrugën formimit të rruazave të reja të bardha të gjakut.

Gjatë këtyre 72 orëve, trupi sipas ekspertëve, eliminon vetë pjesët e dëmtuara, vjetëruara dhe jo efikase të sistemit imunitar.

Sistemi imunitar është tërësisht i ri ndërkohë që enzimat që rrisin rrezikun e plakjes ulen në numër.

Kufizimi i ushqimit detyron trupin të përdorë depozitat e glukozës dhe yndyrnave dhe përbën një fillim të ri për organizmin.

Studimi në fjalë është bazuar në eksperimente të shumta, megjithatë ai duhet shoqëruar me studime të mëtejshme klinike.

Kufizimi i ushqimit nuk duhet bërë me hamendje apo pa rekomandimin e një mjeku specialist.

Sipas ekspertëve, imitimi i stilit të agjërimit, është një qasje më e sigurt dhe më e lehtë për t’u duruar dhe kapërcyer nga të gjithë ata që janë në dietë.

Një mënyrë e mirë është që të kosumoni arra në momentet kur ju merr uria.

Por mos e teproni, nuk duhet të konsumoni më shumë se 6 arra në ditë.

Shkencëtarët do të kryejnë një studim me pjesëmarrje më të gjërë, duke u motivuar nga gjetja se njerëzit që vuajnë nga rreziku i sëmundjeve që kanë lidhje ose shkaktohen nga obeziteti, përfitonin më shumë nga kjo lloj diete specifike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse ecja pasi ke ngrënë i bën mirë shëndetit?

Pse ecja pasi ke ngrënë i bën mirë shëndetit?

8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri

8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri

Ushqimet që përmirësojnë tretjen për 15 minuta

Ushqimet që përmirësojnë tretjen për 15 minuta

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën