TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në koordinim me ShBA-në

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në koordinim me ShBA-në

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka mbajtur dëgjim publik për projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Deputetë dhe përfaqësues të institucioneve kanë diskutuar për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve të inteligjencës, marrë parasysh kërcënimet e fundit dhe agresionin serb.

Kryesuesi i grupit punues të këtij projektligji, deputeti Enver Dugolli theksoi se ky institucion do të jetë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ne e kemi AKI-në që është institucion edhe kushtetues edhe ligjor, inteligjencë kemi tek policia, inteligjencë kemi edhe tek dogana, prandaj tash po e bëjmë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Dhe, është shumë me rëndësi që në këtë fazë të diskutojmë sepse jemi bash në momentin e duhur që ta bëjmë ligjin sa më të mirë dhe sa më të zbatueshëm edhe që të mos ketë më pastaj në zbatim probleme ku shfaqen sa i përket kompetencave, raportimit dhe sa i përket aspekteve tjera profesionale”, deklaroi ai.

Gjenaral Gëzim Hazrolli tha se në diskutim me partnerin amerikan janë pajtuar që trajnimin e stafit dhe ngritjen e kapaciteteve ta bëjnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Bazuar në një plan që është bërë me lidershipin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ne kemi marrë vendim që në vitin e parë ta draftojmë dhe të aprovojmë politikat e zhvillimit të këtij kapaciteti, që është draftuar dhe aprovuar. Viti i dytë ka qenë draftimi i koncept-dokumentit bazuar në legjislaturën që kërkohet për mbarëvajtjen e krijimit të legjislaturës në vend dhe është draftuar dhe miratuar koncept-dokumenti nga Qeveria e Kosovës. Dhe viti i tretë ka qenë planifikim që të draftohet Ligji për ngritjen e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Në kontekst të kësaj, dua të përmend që gjatë gjithë fazave, grupet punuese kanë qenë të ftuar të gjithë akterët vendor që draft-ligji qysh në fazat e para të ketë imputet e nevojshme”, u shpreh ai, shkruan KP.

Ai shtoi se Kosova është vendi i fundit në rajon që nuk ka këtë model për informacionin.

“Sot Ministria e Mbrojtjes dhe FSK ka një kapacitet të inteligjencës, ky kapacitet është i koncentruar në të gjitha nivelet, nivelin taktik-operacional dhe strategjik dhe ne jemi duke prodhuar për çdo ditë ose në vazhdimësi atë sa kemi mundësi që lidershipin tonë ta pajisim dhe ta ndihmojmë me informacion të nevojshëm për marrjen e vendimeve në kohë dhe vendimeve të drejta. Në aspektin e nevojës të përshpejtimit të kësaj, kërcënimet dhe rreziqet globale dhe rajonale dhe në vendin tonë janë për çdo ditë të nivelit ose të aspektit të tillë, që duhet të jemi shumë vigjilent dhe të nevojshëm që të prodhojmë inteligjencë për shkak që kërcënimet janë duke ndryshuar formë dhe impakt në përditshmëri. Dhe jemi të vetëdijshëm që kohëve të fundit kemi pasur ballafaqim dhe kemi pasur kërcënime të tilla, që kanë kërcënuar vendin me një agresion të hapur, që është fushë që duhet ta analizojmë shumë mirë dhe t’i përgjigjemi me kapacitet që ka nevojë”, shtoi ai.

Mbështetje për këtë projektligj ka dhënë edhe Agjencia Kosovare për Inteligjencë, ku u tha se do të ndajnë përvojën dhe trajnimet.

“Sa i përket shqetësimit që është struktura e njëjtë, cikli i informacionit të rrjedhjes dhe grumbullimit por edhe trajtimit njëfarë forme t’i determinon disa struktura që janë më shumë se të domosdoshme. Tash nëse është agjenci, patjetër që duhet të ketë një strukturë të grumbullimit, një strukturë të drejtimit dhe një strukturë të analizimit të informacionit. Kërcënimet nga jashtë, muri i jashtëm është më shumë se i domosdoshëm, qysh dje është dashur ta kemi, por tjetër që disa procese na determinojnë që ta bëjmë apo t’i funksionalizojmë më vonë”, deklaroi ai.

Tags: Agjencia e IntelegjencësSHBASiguria e Mbrojtjes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Xhandarmëria me mandat të ruajtjes së vijës tokësore, ujore dhe ajrore

Kosova e quan shqetësuese deklaratën e Vuçiqit për Ibrin, kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Nëse para Albinit ndihesh si pula përballë dhelprës, atëherë vezët të mbeten argumenti i vetëm politik!

Xhandarmëria me mandat të ruajtjes së vijës tokësore, ujore dhe ajrore

Kosova e quan shqetësuese deklaratën e Vuçiqit për Ibrin, kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare

Sërish alarm për bombë në Rektoratin e UP-së

Nga kush po vijnë alarmet e rreme për mjete shpërthyese?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën