TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Agani: Pres që nesër partnerët ndërkombëtarë t’i ofrojnë Kosovës një rrugë drejtë NATO-s

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Agani: Pres që nesër partnerët ndërkombëtarë t’i ofrojnë Kosovës një rrugë drejtë NATO-s

Kryetar i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani ka deklaruar se kryeministri i vendit Albin Kurti nesër në Bruksel nuk do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq pasi sipas tij, nuk ka kurrfarë arsye për një takim të tillë.

Agani theksoi se Kurti nesër gjatë takimeve në Bruksel do ta konfirmojë gatishmërinë e Kosovës për të filluar punën në draftimin e statutit të Asociacionit

“Unë mendoj se nesër nuk do të ketë takim mes Kurtit e Vuçiqit, nuk ka kurfarë arsye që të ketë. Kosideroj se nesër kryeministri jonë, do të konfirmojë gatishmërinë e Kosovës për të zbatuar planin e veprimit i cili i është ofruar nga ana e partnerëve ndërkombëtarë në takimin e fundit.Mos harroni se për shkak të refuzimit të planit paraprakë të ofruar nga Lajçak dhe Borell, Kosova  është sot ndër masa ndëshkuese nga ana e BE-së. Pra e kemi një lëvizje pozitive në këtë drejtim se ai plan është avansu në një plan të ri të veprimit. Kryeministri nesër do e konfirmojë gatishëmrinë e Kosovës për ta zbatuar këtë plan me përpikëri dhe në këtë drejtim të filloj punën në draftimin e statutit të Asociacionit”, tha Agani në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Derisa tha se nga partnerët ndërkombëtarë pret që nesër ata të ofrojnë garancione të sigurisë për Kosovën  e cila sipas tij, do të ofrojnë një rrugë të Kosovës drejtë NATO-s.

“Ndërsa nga partnerët ndërkombëtarë me të cilët do të takohet nesër unë pres se ata do t’ia konfirmojnë atë që kryeministri po e kërkon me ngulm, posaqërisht në muajin e fundit pas ngjarjeve të 24 shtatorit, pra pas sulmit terrorist në veri të vendit. Pra se do të ofrojnë garancione të sigurisë për Kosovën e të cilat në esencë mendoj që do të kuptojnë ofrimin e një rruge të Kosovës drejtë NATO-s .Natyrisht në fazën e parë nëpërmjet anëtarësimit në partneritetin për paqë dhe më pastaj në një periudhë të afërt kohore edhe anëtarësimin në strukturat e NATO-s”, shtoi ish- ministri.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të zhvillojnë takime të ndara me katër liderët evropianë më 26 tetor në Bruksel.

Bashkimi Evropian (BE) i ka cilësuar si “mbështetje” për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë takimet e së enjtes në margjinat e samitit të BE-së, ku janë ftuar kryeministri kosovar, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimet ndarëse me liderët kryesorë evropianë, të cilat, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, nuk janë të nivelit të lartë./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë: Qeveria garanton kreditë deri në 80 për qind

Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë: Qeveria garanton kreditë deri në 80 për qind

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Në Paris mbahet Forumi i Paqes, pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

​Çmimet e naftës në botë bien ndjeshëm, u nxitën nga shpresat për zgjidhje diplomatike të luftës SHBA-Iran

Bayerni synon fitoren ndaj Dortmundit pa trajnerin Kompany

Kompany kthehet në stol te Bayern Munich pas problemeve shëndetësore

Pelegrini turk vdes gjatë lutjeve para nisjes për në Umre

Pelegrini turk vdes gjatë lutjeve para nisjes për në Umre

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Në Paris mbahet Forumi i Paqes, pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën