TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Agani: Ikja e mjekëve dhe infermierëve, dukuri tejet shqetësuese

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se Vitia e ka shansën të jetë i sukseshëm

Agani ka thënë se duke e parë këtë trend të ikjes, Kosova mund të përballet me mungesë serioze të stafit shëndetësor, teksa ka kritika edhe për ndërhyrjet e politikës në sistemin shëndetësor.

Teksa ka folur për këtë ikjen e mjekëve e infermierëve, Agani ka deklaruar se periudha pas liberalizimit të vizave do të jetë sfidë e veçantë për sistemin shëndetësor të vendit.

“E shoh si një dukuri tejet shqetësuese për shëndetësinë kosovare duke pasur parasysh situatën që mund të krijohet pas disa viteve duke pasur parasysh trendin aktual ky largim është me të vërtetë në masë të madhe i pakontrolluar dhe sistemi shëndetësor i vendit shumë shpejt mundët me ardh në situatë që të kemi mungesë serioze të kuadrit profesional dhe kjo do të ishte me pasoja dramatike për qytetarët”, ka thënë Agani, teksa ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa për parandalimin e ikjes së profesionistëve shëndetësor.

Sipas tij, reforma shëndetësore e nisur në 2013-ën nuk ka gjetur zbatim dhe për këtë fajëson zhvillimet politike atë kohë. Ndër reformat e nisura atë kohë, ishte edhe sigurimi shëndetësor, me ç’rast thotë se ka pasur përkrahje nga dy organizatat financiare ndërkombëtare.

“Konsideroj se Ministria e Shëndetësisë duhet ta merr këtë problem me seriozitetin më të lartë të mundshëm dhe ta ketë prioritet numër një, dhe këtu me këtë rast dua të theksoj se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për programe të shkollimit specialistik dhe programeve të shkollimit universitar të mjekëve por në radhë të parë behet fjalë për nevojën për një reformë urgjente të sistemit shëndetësor, një vazhdim i reformës së sistemit shëndetësor që ka filluar në vitin 2013 gjatë mandatit që kam qenë unë ministër i Shëndetësisë, dhe ne e kemi dizajnuar një reformë të sistemit shëndetësor e cila ka qenë e mbështetur nga Banka Botërore si edhe nga Fondi Ndërkombëtarë Monetar, madje ka qenë e mbështetur edhe më ndihmë financiare për ketë qellim, në atë kohë i kemi nxjerr ligjet e duhura të shëndetësisë së sigurimeve shëndetësorë dhe në vitin 2015 kemi qenë gati të fillojmë sistemin e sigurimeve publike shëndetësorë, por pastaj zhvillimet negative në skenën politike bën që kjo reformë të ndërpritet dhe de-facto ne dhjetë vite pas asaj periudhe e kemi të njëjtat ligje”, ka deklaruar Agani për EO.

Ish-ministri i Shëndetësisë konsideron se ndërhyrjet e politikës do të jenë të pranishme përderisa financohet nga buxheti i shtetit. E për t’i ikur kësaj, Agani ka kërkuar që sa më shpejtë të fillojnë reformat shëndetësore. Thotë se rezultati do të jetë i shpejtë.

“Derisa shëndetësia do jetë e financuar nga buxheti i shtetit, do të ketë edhe ndikime politike dhe është absurde të mos ketë, de-facto ne sot kemi Fondin e Sigurimeve Shëndetësorë të financuar nga buxheti, e kemi Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës të financuar nga buxheti, shtylla e tretë e sistemit shëndetësor ato financohen nga vetë profesionistët dhe po i shohim që po funksionojnë në mënyrë perfektë dhe janë shtylla më e shëndoshë e sistemit shëndetësor sot në vend. Prandaj ne duhet të ecim përpara dhe të zbatojmë reformën e filluar para dhjetë viteve dhe rezultatet do të i shihni shumë shpejtë”, ka deklaruar Agani.

Tags: Ferid AganiMinistria e ShendetesiseMjeket
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kraki: Jemi me i ndihmua Amerikës, por jo të zhbëhet Kosova me idenë që të bëhet Serbia

Kraki: Jemi me i ndihmua Amerikës, por jo të zhbëhet Kosova me idenë që të bëhet Serbia

Një rast i TTP trajtohet me sukses në Klinikën e Hematologjisë të QKUK-së

Një rast i TTP trajtohet me sukses në Klinikën e Hematologjisë të QKUK-së

Uran Ismaili prezanton 10 vendimet e para për Prishtinën si kryetar i ardhshëm i kryeqytetit

Uran Ismaili prezanton 10 vendimet e para për Prishtinën si kryetar i ardhshëm i kryeqytetit

29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në mes të autostradës në Belgjikë, dyshohet si vrasje mafioze

29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në mes të autostradës në Belgjikë, dyshohet si vrasje mafioze

Kraki: Jemi me i ndihmua Amerikës, por jo të zhbëhet Kosova me idenë që të bëhet Serbia

Kraki: Jemi me i ndihmua Amerikës, por jo të zhbëhet Kosova me idenë që të bëhet Serbia

Capello ngrit në qiell Modricin: Ai po dominon në Serie A

Capello ngrit në qiell Modricin: Ai po dominon në Serie A

PSG refuzoi një ofertë prej 120 milionë eurosh për një nga yjet e ekipit

PSG refuzoi një ofertë prej 120 milionë eurosh për një nga yjet e ekipit

Man Utd në krizë, Xavi Hernandez mund të jetë shpëtimtari që të gjithë presin

Man Utd në krizë, Xavi Hernandez mund të jetë shpëtimtari që të gjithë presin

Milani interesohet për Lewandowskin

Milani interesohet për Lewandowskin

Basketbollisti më i gjatë në NBA befason të gjithë

Basketbollisti më i gjatë në NBA befason të gjithë

Dhimbje koke për Luis Enriquen, kapiteni i PSG-së dëmtohet dhe humb ndeshjen kundër Barcelonës

T: PSG me katër mungesa kundër Barcelonës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën