Adresa telefonike e Policisë së Kosovës “192”, e cila është në shërbim 24 orësh, kërkon mirëmbajtje e servisim.
Mijëra euro janë destinuar për këtë, duke ndarë furnizimet në dy pjesë.
Këto furnizime u siguruan përmes ritenderimit.
Si shumë të rëndësishme, e ka vlerësuar njohësi i sigurisë, Avni Islami, këtë ndarje buxhetore.
Por sipas tij, investimet e Policisë duhet të orientohen edhe në çështje tjera, përpos logjistikës.
Peng i Organit Shqyrtues të Prokurimit, kanë mbetur furnizimet me veshmbathje e armatime të ndryshme për policët kosovarë.
Kronika e gazetares Florijeta Dernjani.