FC Prishtina ka njoftuar se trajneri Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të ekipit të parë, pas humbjes bindëse nga Ferizaj 0:3, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës.
Kjo ishte ndeshja e pestë rresht pa fitore për Prishtinën.
Tovërlani mori drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.
Klubi e falënderon për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij.
FC Prishtina do të njoftojë në ditët në vijim për zhvillimet e radhës.











