TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Afër tri orë biseda Kurti-O’Brien, Xani: Bëhet fjalë për një takim jo të lehtë për Qeverinë

by teve1
1 vit ago
0
A A
Afër tri orë biseda Kurti-O’Brien, Xani: Bëhet fjalë për një takim jo të lehtë për Qeverinë

Analisti, Visar Xani, e ka cilësuar vizitë në shërbim të stabilitetit në Ballkan, vizitën e së hënës në Kosovë të ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Arsye tjetër të vizitës Xani e sheh edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë si një ndër prioritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse për mendimin e tij për ShBA-të vetëm stabilitetit në rajon nuk është i mjaftueshëm.

“Edhe njëherë ka një rikonfirmim se ShBA janë të interesuara për të pasur stabilitet në Ballkan. Edhe kjo vizitë është në shërbim të këtij stabiliteti, por nuk është i mjaftueshëm vetëm stabiliteti por që është marrëveshja Kosovë-Serbi në prioritetet e ShBA-ve. Pra kjo vizitë jo vetëm që ka çështjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për t’i shtyer palët përpara, por të njëjtën kohë është edhe në funksion të një kontrolle gjeopolitike”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”, në tëvë1.

Ndërsa për Qeverinë e Kosovës e ka vlerësuar si një takim aspak të lehtë takimin prej tre orësh të kryeministrit Kurti me O’Brien për shkak se sipas tij, në takime të tilla mund të ballafaqohen drejtëpërdrejtë me ide, kundër ide dhe ndoshta edhe me mesazhe strikte të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Po është me rëndësi që bëhet fjalë për një takim jo të lehtë as për Qeverinë e Kosovës, për shkak se takime të tilla nuk janë të lehta, mund të ballafaqohen direkt me ide dhe kundër ide dhe ndoshta edhe mesazhe strikte kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe neve na është dashur kohë për t’i kuptuar dhe për t’u sqaruar. Por është me rëndësi që takimet e tilla të merren seriozisht sepse nuk janë çfarëdo takimesh sidomos me SHBA-të. nëse kemi një takim kaq të gjatë duhet që edhe lista e punëve tona të jetë po aq e gjatë në veprimet dhe mesazhet që kemi marrë pra ti përkthejmë në terren”, ka shtuar Xani.

Ndryshe, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ka arritur të hënën për vizitë në Kosovë.

O’ Brien ka zhvilluar takime me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Plotësisht i pafajshëm” – Deklarohet Thaçi para gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë

“Thuji, s’i ke parë kurrë”, Prokuroria transmeton bisedat e Thaçit me Fazliun, flasin për dëshminë e Remit

ZPS: Thaçi e ktheu objektin e paraburgimit në qendër të pengimit

ZPS: Thaçi e ktheu objektin e paraburgimit në qendër të pengimit

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Një muaj paraburgim për dy zyrtarët e KEDS-it të dyshuar për ryshfet

Gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në dhomën e gjumit

Gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në dhomën e gjumit

Transporti publik në Gjermani fillon grevë 48-orëshe

Transporti publik në Gjermani fillon grevë 48-orëshe

Emisioni “Mesditë” 27.02.2026

Emisioni “Mesditë” 27.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën