TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Afër 700 kandidatë për 33 inspektorë në MASHT, konkursi u hap për të tretën herë

696 kandidatë kanë aplikuar në procesin e hapur nga Ministria e Arsimit për 33 inspektorë. Nga MASHT-i bënë të ditur për televizionin se janë në procesin e verifikimit. E njohës të fushës kërkojnë që për konkursin që u hap për të tretën herë, të zgjidhen persona meritorë.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Afër 700 kandidatë për 33 inspektorë në MASHT, konkursi u hap për të tretën herë

Kanë kaluar më shumë se një muaj kur Ministria e Arsimit ka shpallur konkurs për 33 inspektorë.

E kjo nuk është hera e parë që ky konkurs është shpallur.

Edhe dy herë të tjerë Ministria e Arsimit kishte tentuar të përzgjedh inspektorë por këto konkurse u anuluan.

E së fundmi, për 33 pozita kanë aplikuar 696 kandidatë.

Nga Ministria e Arsimit japin detaje për këtë konkurs.

“Për rrjedhën e atyre konkurseve dhe anulimin e tyre ka rekomandime nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Konkursi është mbyllur me datë 05.05.2024 dhe MAShTI është në procesin e verifikimit paraprak për 696 aplikantë. Si MAShTI, jemi të përkushtuar që ky proces të përfundojë sipas hapave dhe afateve ligjore”, tha këshilltarja për media Edona Kutleshi – Maliqaj.

Nga Insituti Edguard po kërkojnë të përzgjidhen persona që janë meritorë për këto pozita të hapura.

“Konkursi për inspektorë tash po bëhet disa muaj që është rishpallë dhe është rikthyer me të drejtë dhe me arsyeje, valide të cilat besoj veç se janë prezantuar. Për tej kësaj është e rëndësishme që procesi të jetë meritokratike që për inspektorë të zgjidhën individë që më të vërtetë kanë kompetencë, që kanë përvojë të dëshmuar brenda komunitetin, dhe do ta bënin atë ndryshim e vërtete brenda inspektoratit”, thotë Qehaja.

E hapja e këtij konkursi po shihet se një vendim i duhur nga eksperti i arsimit, Argjend Osmani,  por ai kërkon që ky numër të rritet më shumë.

“Menaxhimi i cilësi në fushën e arsimit është njëri nga parakushtet shumë e rëndësishme  për rritjen e përgjithshme të cilësisë në këtë fushë. Andaj edhe rritja e numrit te numrit të inspektorëve do të kontribuoj në mënyrë pozitive në këtë proces. Nuk mund të them që kjo është e mjaftueshme por mund të them që është një hap shumë i qëlluar, duhet të shkuar në këtë drejtim që të rritet edhe më shumë numri i inspektoreve që të kemi një kontroll të cilës dhe të kemi mbikëqyrje me të suksesshme dhe efektive të mbarëvajtjes së punës në fushën e arsimit”, tha njohësi i arsimit, Argjend Osmsani.

Aktualisht numri i inspektorëve të arsimit është rreth 20.

Përmes këtij konkursi, në kryeqytet, pritet të shtohen 4 inspektorë, në Komunën e Mitrovicës 5, Ferizaj 7, Gjakovë 6, në Komunën e Pejës e të Gjilanit nga 4.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Incident në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me shufër metalike nga nxënësi

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

​Rama mohon të ketë synim postin e të parit të LDK-së

Përleshje mes tre personave në Klinë, dy të lënduar e tjetri në arrati

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Cancelo zyrtarizohet te Barcelona

Cancelo zyrtarizohet te Barcelona

Mbyllet afati kalimtar dimëror i Superligës me shumë pak lëvizje

Xhiroja e 15-të e Superligës, ndeshje të forta në mesjavë

Hadërgjonaj ia siguron barazimin Alanyasporit

Hadërgjonaj ia siguron barazimin Alanyasporit

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Incident në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me shufër metalike nga nxënësi

Ilir Krasniqi prezantohet te Polissya

Ilir Krasniqi prezantohet te Polissya

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën