Dy raste të deponimit të parave të dyshuara false, janë deponuar në bankat të Kosovës nga klientë dhe përfaqësues të bizneseve.
Rasti i parë ka ndodhur në Lipjan, ku sipas punëtores së një banke, klienti ka deponuar mbi 360 euro të gjitha me monedhë 2 euro, e që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Sheshi Adem Jashari, Lipjan 04.12.2023-14:40. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur në Vushtrri, ku një person ka deponuar pazarin ditor mbi 620 euro, të gjitha monedhë metalike 2 euro.
“Rr. Ismail Qemali, Vushtrri 01.12.2023-16:30. Me datë 04.12.2023 ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se gjatë deponimit të pazarit ditor të një biznesi nga dëshmitari mashkull kosovar, janë hasur 314×2 € dhe 2×1 €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme”, thuhet në raport./teve1.info/