TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ademi uron futbollistët për fillimin e garave të futbollit në vitin e ri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi për përzgjedhësin e ri: Kanë aplikuar 26-27 trajnerë, këto janë tri kriteret që duhet t’i plotësojnë

Në ditën kur rikthehen ndeshjet e futbollit vendor, me duelet e 1/8 së së finales, të Kupës së Kosovës, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar komunitetin e futbollit dhe ka inkurajur klubet e futbollistët të ofrojnë spektakël për shikuesit.

“Inkurajoj të gjitha skuadrat që janë pjesë e garës të japin maksimumin në fushë dhe të tregojnë vlera të larta sportive dhe të “fair-play”-it”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Më poshtë po e sjellim postimin e tij të plotë.

“Pas pushimit dimëror prej më pak se dy muaj dhe përgatitjeve intensive të shumicës së skuadrave jashtë vendit, jemi të lumtur të shohim rikthimin e futbollit në vendin tonë dhe të përgatitur për një stinor pranveror përplot emocione.

Sot fillojmë me ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, për të vazhduar në fundjavën e ardhshme me ndeshjet e AlbiMall Superligës, që me të drejtë presim të sjellin emocione të mëdha për tifozët.

Inkurajoj të gjitha skuadrat që janë pjesë e garës të japin maksimumin në fushë dhe të tregojnë vlera të larta sportive dhe të “fair-play”-it.

Federata me të gjitha organet e saj ka bërë përgatitjet e duhura dhe garanton një garë të rregullt dhe zero tolerancë ndaj çdo dukurie negative.

Futbolli ynë ka treguar rritje të shkëlqyeshme në vitet e fundit falë punës dhe përkushtimit të gjithsecilit prej nesh, por së bashku mund të arrijmë në një nivel edhe më të lartë.

Dua të falënderoj investitorët në klube që po i japin shtysë zhvillimit të mëtejmë të futbollit, por edhe tifozët që janë gjithmonë të përkushtuar në mbështetjen e ekipit të tyre dhe i shtojnë vlera këtij sporti.

Uroj që në stadiumet tona të shohim futboll cilësor me plot energji e pasion dhe ky stinor të sjellë emocione të paharrueshme për të gjithë ne.

Mbarësi e suksese të gjitha skuadrave dhe faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme!”

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Portugalia turpërohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Portugalia turpërohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Austria fiton ndaj Irlandës, Kosovës i mjafton një barazim në Dublin për të siguruar vendin e dytë

Austria fiton ndaj Irlandës, Kosovës i mjafton një barazim në Dublin për të siguruar vendin e dytë

Kosova U-19 mundet edhe nga Skocia

Kosova U-19 mundet edhe nga Skocia

Akil Gjakova i bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova i bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën