TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ademi: Diplomacia jonë ka dështuar që t’i bindë ndërkombëtarët për rastin Banjska

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Ademi: Diplomacia jonë ka dështuar që t’i bindë ndërkombëtarët për rastin Banjska

Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, thotë se diplomacia kosovare ka dështuar që t’i bindë faktorët ndërkombëtarë se çfarë ka ndodhur sot një vit më parë në Banjskë të Zveçanit.

Ademi thotë se kryeministri Albin Kurti është dashur që të shkojë dhe të raportojë në çdo shtet për agresionin që është bërë, pavarësisht që asnjë shtet nuk i ka bërë thirrje.

“Në këtë rast, diplomacia e Kosovës ka dështuar. Diplomacia jonë ka dështuar me i bindë faktorët ndërkombëtarë se çfarë ka ndodhur në Republikën e Kosovës. Një nga një është dashur me i bindë. Ky është dështimi. E para, askush nuk na e ka pritur kryeministrin tonë… është dashur t’i hipë aeroplanit me shkua shtet në shtet me tregu se çka ka ndodh… edhe Kuvendi i Kosovës është dashur t’i raportojë secilit kuvend, të Maqedonisë, Bosnjës, Kroacisë, Shqipërisë, Rumanisë, Bullgarisë, me u ulë e me i dergu letër”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Profesori i kriminalistikës tha se Qeveria e Kosovës, çdo sektorë sigurie dhe njerëzit profesionist duhen të bashkohen për t’i nxjerrë në pah faktet.

“Gabimin më të madh që ne e bëjmë në Republikën e Kosovës, sidomos ne që thirrmi si profesionistë – nuk akuzohet Qeveria, nuk akuzohen njerëzit profesionistë, por duhet të bashkohen bashkë, secili në fushën e vetë”, shtoi ai.

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Nga ajo kohë deri më sot kanë ndodhur shumë zhvillime: Radoiçiq pranoi organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm, ai u hetua në Beograd dhe në Prishtinë ku ndaj tij dhe 44 personave tjerë u ngrit aktakuzë për veprimtari terroriste. Derisa ai besohet se po qëndron në Serbi, një vit pas në fshatin tashmë të qetë të Banjskës banorët vazhdojnë jetojnë me misterin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar. /teve1.info/

Tags: Mensut AdemiQeveria e Kosovëssulmi terrorist i 24 shtatorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Pesë serbë të dyshuar për krime lufte në Skenderaj, paraburgimi i tyre zgjatet për 48 orë

Pesë serbë të dyshuar për krime lufte në Skenderaj, paraburgimi i tyre zgjatet për 48 orë

Paraburgim 30 ditë për të miturin në Ferizaj, dyshohet për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Ferizaj dënon të akuzuarin për sulm seksual me 16 vjet e gjysmë burgim

Sveçla takon ambasadorin gjerman: Bashkëpunim i ngushtë për forcimin e rendit dhe ligjit

Sveçla takon ambasadorin gjerman: Bashkëpunim i ngushtë për forcimin e rendit dhe ligjit

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

Punonjësi i ZPS-së dëshmitar në gjyqin e Thaçit

Rasti i “AlbKings”, Prokuroria: Ata që janë dënuar me gjobë nuk kanë pasur rol vendimtar në grup

Sulmi ndaj Burim Pacollit, Prokuroria: Po zhvillohen hetime intensive për të identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën