Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i është drejtuar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me kërkesë për emërimin e anëtarit të tretë të partisë së tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ai ka argumentuar se, si grupi më i madh parlamentar, LVV-ja duhet të ketë përfaqësim më të plotë në këtë institucion dhe se çështja duhet të trajtohet sa më shpejt.
“E nderuara zonja Haxhiu, ju bëj thirrje që krahas detyrave tuaja të reflektoni dhe ta emëroni anëtarin e tretë të LVV-së në KQZ. Neve si Grupi Parlamentar më i madh në historinë e Kuvendit të Kosovës na takon anëtari i tretë. Kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë. Ju bëj thirrje të reflektoni karshi detyrave tuaja kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë ai në seancën plenare të Kuvendit.
Kërkesë të ngjashme ndaj Haxhiut ka paraqitur edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e cila ka kërkuar që partisë së saj t’i mundësohet emërimi i anëtarit të dytë në KQZ./teve1.info/







