TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abott ende sheh rreziqe në veri: Jemi në një situatë të paqëndrueshme sigurie

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Konsiderohet pozitive qasja e Britanisë ndaj formimit të Asociacionit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abott, ka thënë se veprimi i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës më 26 maj për vendosjen e kryetarëve të komunave me forcë në zyrat e tyre ka ndryshuar parametrat e çështjes së veriut dhe ka vështirësuar disi gjërat.

Abott ka thënë se kjo nuk do të thotë domosdoshmërishtë që Kosova dhe Qeveria e Kosovës janë faktor destabilizues në rajon, por shton se veprimi i njëanshëm me kryetarët e komuanve “është sigurisht një veprim destabilizues sa i përket raporteve brenda komunitetit”, shkruan KoSsev.

Abott ka thënë se ende diplomatët ndërkombëtarë po hamendësojnë se përse Qeverisë së Kosovës i duheshin veprim të tilla të cilat kërkojnë kohë të konsiderueshme për zgjidhjen e krizës në veri.

Diplomati britanik sheh ende rreziqe nga veriu meqë situata është e paqëndrueshme.

“Unë mendoj se në këtë moment ka diskutime të qarta se si të frenohet kjo situatë, nëse jo si të frenohet, atëherë çfarë të bëhet për ta zgjidhur atë. Unë mendoj se do të marrë shumë kohë dhe këtu qëndrojnë rreziqet, sepse ne jemi në një situatë të paqëndrueshme sigurie,” ka thënë ai.

KoSsev shkruan se Qeveria britanike ka shqyrtuar masat e mundshme ndaj Kosovës, por ende s’është marrë asnjë vendim, ndonëse Abott thekson se ata e dinë se çfarë mund të bëjnë.

Abott ka thënë se Kurti ka qenë në Londër dhe se Ministri i Jashtëm ka qenë shumë i qartë se nga Kurti dhe Qeveria presin de-përshkallëzim.

“Kryeministri Kurti ishte në Londër pak më pak se dy javë më parë, ku u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme. Unë mora pjesë në atë takim. Ministri i Punëve të Jashtme ishte shumë i qartë – presim kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij dhe autoritetet e sigurisë për të de-përshkallëzuar situatën”, ka thënë Abott.

Abott ka potencuar se kur flitet për shtensionim të situatës, forcat speciale policore jo vetëm që duhet të reduktohen, por duhet të largohen.

Tags: BENicholas AbottVeriu i Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën