TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku zotohet se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në ShBA

by teve1
1 vit ago
0
A A
Abdixhiku zotohet se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në ShBA

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është zotuar se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abdixhiku ka thënë se kërkesa e parë e tij atje do të jetë që Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm.

Këtë zotim ai e ka bërë të martën në tubimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në palestrën sportive ‘Jeton Terrstena TOTA” në Vushtrri.

“Palestra Sportive ‘Jeton Terrstena TOTA’ ishte e mbushur sonte si asnjëherë më parë! Mes mijëra mbështetësve nga Vushtrria, rigjetëm gjithë entuziazmin e munguar në kohë. U zotova, në këtë përvjetor të Rugovës, se në Qeverinë tonë të ardhshme, relacionet tona me ShBA-të, si përherë, do të jenë të shkëlqyeshme, të pathyeshme dhe të pazëvendësueshme! Po ashtu zotohem se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në Amerikë, dhe kërkesa e parë do të jetë Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm. “Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, e me miqësi të përhershme me ShBA-të” – ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe do të jetë misioni ynë nesër. Dhe siç na ka mësuar shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, Ibrahim Rugova “Shtëpia nuk mbahet pa miq”, nga këtu ju them Zoti lartë, Amerika në tokë. Në tokën tonë, në Republikën tonë. Koha jonë po vjen, ndryshimi është afër! Xhafë, Rreze e Bashkim, ju lumtë e suksese”, ka deklaruar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Votohet komisioni për verifikimin e kuorumit dhe mandatave

Votohet komisioni për verifikimin e kuorumit dhe mandatave

Nis seanca konstituive e Kuvendit

Nis seanca konstituive e Kuvendit

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e njësisë së milicisë Basij të Iranit

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e njësisë së milicisë Basij të Iranit

“Sulmi më intensiv”-Irani godet ambasadën amerikane në Bagdad

“Sulmi më intensiv”-Irani godet ambasadën amerikane në Bagdad

22 vjet nga trazirat e marsit

22 vjet nga trazirat e marsit

Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram

Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram

Përleshen kunatat në Zubin Potok

Përleshen kunatat në Zubin Potok

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Një person sulmohet fizikisht në Vushtrri, intervistohen tre të dyshuar një në arrati

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën