Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas rrahjes që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se partia në pushtet ka ushqyer në vazhdimësi dhunën me veprime, mjete, por gjithsesi edhe më fjalë.
“Dhuna në kuvend nuk e ka vendin asnjëherë, nuk e kishte as sot, nuk e ka pasur vendin as në të shkuarën. Gjithsesi iniciuesit, mirëmbajtësit të dhunës, të politizimit, të përçarjes e ndarjes politike në vendi nuk kanë çfarë të na bëjnë gjë as sot. Ata kanë ushqyer në vazhdimësi dhunën me veprime, mjete, por gjithsesi edhe më fjalë. Ne e dënojmë dhunën e sotme”, ka deklaruar ai para mediave.