TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: Vetëm me LDK-në përfundojnë projektet e mëdha në Prishtinë

by tëvë1
3 orë ago
0
A A
Abdixhiku: Vetëm me LDK-në përfundojnë projektet e mëdha në Prishtinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi sonte se projektet e mëdha në Prishtinë nisin dhe përfundojnë vetëm me LDK-në. Sipas tij, kryeqyteti është me LDK-në dhe me kryetarin aktual, Përparim Ramën, derisa u shpreh i bindur se ky i fundit do të fitojë edhe një mandat tjetër katërvjeçar.

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Abdixhiku në tubimin me degën e dytë në kryeqytet, tha se partitë e tjera vijnë dhe shkojnë në Prishtinë, por asnjë shenjë nuk e lënë në kryeqytet.

“Prishtina është e kaltër. Prishtina është me LDK-në. Prishtina është me Përparim Ramën. Kur Prishtina është me ne, e gjithë Kosova është me ne… Prishtina është motori i zhvillimit dhe nuk është rastësi që këtë kryeqytet dhe motor LDK-ja gjithmonë e ka pasur si në shtëpinë e vet. Kur qytetarët e Prishtinës kërkojnë vizion dhe punë, ata gjithmonë e shikojnë rrugën drejt nesh. Kur kanë kërkuar stabilitet, ne kemi dhënë këtë stabilitet. Kur kanë kërkuar punë konkrete, ne iu kemi sjellë atë punë dhe këtë e dëshmojmë sot bashkë me të gjithë ju. Katër vite më parë ne erdhëm në qytetin tonë me një vizion të ri dhe kandidat të jashtëzakonshëm. Ne sollëm Përparim Ramën, një njeri që vjen nga bota e arkitekturës dhe urbanizmit, për ta bërë një gjë të vetme: kthyer Prishtinës në një qytet të së ardhmes… Vetëm me LDK-në përfundojnë projektet e mëdha në Prishtinë dhe Kosovë. Me LDK-në nisi dhe përfundoi rruga A, rruga B, ndërkaq të tjerët vijnë dhe shkojnë, por nuk lënë asnjë shenjë”, tha ai.

E kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, i cili është kryetar aktual, Përparim Rama, tha se kanë punuar shumë në katër vite në kryeqytet. Ai renditi, siç tha, punët infrastrukturore që kanë bërë, derisa tha se do të ndërtojnë një tunel për ndërlidhjen e qendrës së qytetit me zonën e vjetër në Prishtinë.
“Kemi punuar shumë këto katër vite në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, por po fokusohemi në Prishtinën e vjetër. Kemi bërë përmirësime të mëdha në rrugë dhe kanalizime, kemi zgjeruar rrugën Bajram Bahtri në tri korsi në drejtim të Gollakut. Kemi sanuar dhe asfaltuar shumë rrugë në Kolovicë, si në Tasligje dhe Taukbahçe. Kemi zgjeruar rrjetet e kanalizimeve dhe ujësjellësit, kemi përmirësuar rrjetin e infrastrukturës rrugore që ka qenë prioritet i qeverisjes sonë…Pse është i nevojshëm nënkalimi Agim Ramadani? Jo vetëm që na është tek neve me bërë një tunel aty, por e ndërlidh qendrën me zonën e vjetër”, tha ai.

Krahas kësaj, Rama insistoi se do të vazhdojnë me ndërtimin e shesheve të reja në kryeqytet dhe krijimin e hapësirave të sigurta./KosovaPress/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia sekuestron armë në shtëpinë e të dyshuarit për dhunë në familje

Policia sekuestron armë në shtëpinë e të dyshuarit për dhunë në familje

Kurti: Belgjika, partnere e Kosovës në rrugën e anëtarësimit në BE e NATO

Kurti: Belgjika, partnere e Kosovës në rrugën e anëtarësimit në BE e NATO

Statovci: Në Prishtinë, kryetari dhe qytetarët kanë qenë në realitete të ndryshme

Statovci: Në Prishtinë, kryetari dhe qytetarët kanë qenë në realitete të ndryshme

Mehani premton nisjen e projektit të ngrohtores së qytetit në Skenderaj

Mehani premton nisjen e projektit të ngrohtores së qytetit në Skenderaj

“InfoNata” 25.09.2025

Prishtina rikthehet lidere e Superligës, mposht Prishtinën e Re, 2:0

Turqia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

Turqia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën