TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Abdixhiku thotë se ndien keqardhje për keqpërdorimin që i’u bëhet disa partive minoritare në propozimin e fundit të LDK-së

nga Tëvë1
2 muaj më parë
1
A A
Abdixhiku thotë se ndien keqardhje  për keqpërdorimin që i’u bëhet disa partive minoritare në propozimin e fundit të LDK-së

Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së  reagoi ndaj qëndrimeve të, siç tha,  tre përfaqësuesve minoritarë, anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë, të shprehura në konferencë për media, ku akuzuan LDK-në se nuk i ka përfshirë në propozimin tranzitor.

Abdixhiku tha se disa shkuan aq larg sa që për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, e quajtën LDK-në parti shoviniste.

“Keqardhje për keqpërdorimin qe po u bëhet disa partive minoritare mbi propozimin tonë të fundit. Instrumentalizimi i tyre në përpjekjen e zgjidhjes politike e parlamentare, lë shenjë të rëndë në përfaqësimin e pakicave në Kosovë dhe marrëdhëniet e tyre me partitë shqiptare.Të painteresuar me përmbajtje por fatkeqësisht të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve, tre përfaqësues minoritarë, anëtarë të kabinetit qeveritarë në detyrë, mbajtën sot Konferencë ku akuzuan LDK-në se nuk i ka përfshirë në propozimin tranzitor. Disa shkuan aq larg sa që për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, e quajtën Lidhjen Demokratike – parti shoviniste”,ka shkruar Abdixhiku.

Tutje poashtu ai ka shkruar se është një instrumentalizim i ulët i përfaqësuesve të komuniteteve që sot duhet të kenë përfaqësim dinjitoz me të gjitha partitë parlamentare shqiptare.Sipas tij, mbi të gjitha, të jesh shqiptar nuk është krim.

“Ky qëndrim, kopjim i dëmshëm i urrejtjes së panevojshme, është instrumentalizim i ulët i përfaqësuesve të komuniteteve që sot duhet të kenë përfaqësim dinjitoz me të gjitha partitë parlamentare shqiptare.Mbi të gjitha, të jesh shqiptar nuk është krim. Të kërkosh bashkim ndër-shqiptar nuk është krim. Të kërkosh unitet politik brenda shqiptarëve nuk është krim. Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është mision politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga viti 1989 e deri më sot. Ç’është e vërteta, në 17 vite shtet, dakordimi mes partive shqiptare ka qenë parakusht i përfshirjes së mëpasshme minoritare; përfshirje e garantuar me Kushtetutë. Me Kushtetutën e hartuar nga LDK. Gjersa fatkeqësisht, për herë të parë në historinë shtetare, përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë mbajnë anë partiake. Jo vetëm anë, por renditen në vargun e gjatë të akuzave kundër një partie shqiptare, madje në këtë legjislacion, dhe ndaj vullnetit të shumicës parlamentare shqiptare të përfaqësuar me 52 deputetë.Një qasje e tillë është e dëmshme dhe për komunitetet jo shumicë, dhe për demokracinë parlamentare.Për të gjithë me interes, sidomos për bashkëqytetarët tanë të nderuar nga komunitetet jo shumicë ja dhe teksti i plotë i letrës, që fatkeqësisht refuzohet të lexohet qëllimisht nga tre përfaqësuesit e juaj parlamentar:

“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, EDHE NGA PËRFAQËSUES TË PARTIVE TË KOMUNITETEVE JOSHUMICË, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues”, shkroi kreytari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë

Osmani në New York: ShBA-ja e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB

Osmani në New York: ShBA-ja e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB

Vëllai i Agonit: Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent nga institucionet e Kosovës

Vëllai i Agonit: Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent nga institucionet e Kosovës

Fillon protesta për Agon Zejnullahun, familjarët e tij kërkojnë drejtësi

Erdoğan shpall kapitull të ri në historinë e Turqisë ndërsa grupi terrorist PKK dorëzon armët

Erdoğan shpall kapitull të ri në historinë e Turqisë ndërsa grupi terrorist PKK dorëzon armët

Maresca konfirmon largimin e sulmuesit, në prag të finales së Kupës së Botës

Maresca konfirmon largimin e sulmuesit, në prag të finales së Kupës së Botës

Vëllai i Agonit: Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent nga institucionet e Kosovës

Vëllai i Agonit: Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent nga institucionet e Kosovës

Fillon protesta për Agon Zejnullahun, familjarët e tij kërkojnë drejtësi

Fillon protesta për Agon Zejnullahun, familjarët e tij kërkojnë drejtësi

Dy gjigantët evropianë po monitorojnë situatën e Ibrahima Konates

Konate te Real Madridi, punë e kryer, 50 milionë euro për Liverpoolin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X