TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku thotë se Kurti nuk e kupton ekonominë, por propagandën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Abdixhiku fton Prokurorinë të hetojë vonesën në Bllokun A5

Ai të dielën përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti nuk e kupton ekonominë, por sipas tij, e kupton propagandën.

Abdixhiku ka thënë se në dy vitet e qeverisjes nga Kurti, janë thyer disa nga rekordet më negative ekonomike në vend.

“Tre treguesit kryesorë makroekonomik, ai i inflacionit, i deficitit tregtar e i rritjes ekonomike, japin sot pasqyrën e vërtetë në vend”, ka shkruar kreu i LDK-së, shkruan teve1.info.
Ai thotë se nga dita e parë e qeverisjes nga Kurti çmimet janë rritur për 20 %.

Abdixhiku ka thënë se jemi në krizë duke folur për sezonin e dimrit dhe mungesën e energjisë elektrike të paralajmëruar.

Postimi i plotë i tij:

Albin Kurti nuk e kupton ekonominë.

Por e kupton propagandën. Fatkeqësisht, propaganda nuk e bën ekonominë, por ai angazhohet vetëm për këtë të parën.

Në dy vitet e tij të qeverisjes, janë thyer disa nga rekordet më negative ekonomike në vend. Tre treguesit kryesorë makroekonomik, ai i inflacionit, i deficitit tregtar e i rritjes ekonomike, japin sot pasqyrën e vërtetë në vend.

– Që nga dita e parë e tij e punës e deri më sot, çmimet janë rritur për 20%. Ky numër është rekord. I paparë ndonjëherë. Për krahasim, në Shqipëri inflacioni është vetëm 8%. Produktet bazike si buka, mielli, qumështi, vaji, vezët, rryma e derivatet janë sot dy-tre fish më shtrenjtë se sa që ishin dy vite më parë. Por ai këtë rritje të çmimeve nuk e sheh. Inflacionin, madje, e interpreton si sukses; thotë se është rritur qarkullimi i bizneseve për 20% e janë rritur të hyrat e buxhetit për 20%. Nuk është rritur as qarkullimi e as të hyrat – në terma real – janë rritur vetëm çmimet. Dhe atë për 20%.

– Preferon të përmendë rritjen e eksportit për 300 milionë, por qëllimisht nuk përmend rritjen e importit për 2 miliardë e 300 milionë. Po pra; 2 miliardë e 300 milionë euro më shumë importe për dy vitet e tij. Më 14 shkurt të vitit 2021, deficiti tregtar në vend – pra diferenca mes importeve e eksporteve – ishte 3 miliardë euro. Në fund të këtij viti kjo diferencë pritet të arrijë frikshëm në plot 5 miliardë; rekord i paparë ndonjëherë. Pra për 20 vjet, në gjithë mbrapshtësinë ekonomike, Kosova ka patur diferencë prej 3 miliardëve eurove mes importeve dhe eksporteve në vend. Dy vite me të, ky hendek është thelluar për plot 2 miliardë shtesë. Aq shumë ka katandisur me mosveprim bazën prodhuese në vend, sa që gjenerata të tëra do të bartin këtë pasojë.

– Flet për rritje ekonomike në vend, por sipas Bankës Botërore, Kosova – përjashto pandeminë – do të shënojë sivjet rritjen më të ulët ekonomike në 10 vjet. Me vetëm 3.1% rritje, për herë të parë në një dekadë, vendi ynë do të ketë rritje nën mesataren e asaj në Ballkan. Kaq është zhvillimi i tij sivjet.
– Investimet kapitale në vend, ato që shtyjnë vërtetë ekonominë, janë në realizimin më të ulët historik. Edhe gjatë kohës së pandemisë e mbylljes totale në vend, Kosova kishte realizm më të lartë se që ka sot. Mendojeni pak këtë; të punosh më pak se në pandemi. Me vetëm 9% punë të kryera nëpër ministri, ai ka bllokuar ekonominë. Sot mbanë 700 milion euro në bankë, pa e kuptuar se me inflacion prej 20% i ka zhvlerësuar mbi 140 milionë euro prej tyre.

Albin Kurti flet për zhvillim ekonomik i shkëputur nga realiteti shoqëror në vend. Nga zyra e tij, rryma është tani e lirë, produktet bazike mbesin me taksë, punëtorët s’merritojnë paga më të larta, e zhvillimi është i mundshëm veç me fjalë. Kështu ai tregon se as nuk i njeh e as nuk i kupton hallet e qytetarëve të vet. Një kryeministër i denjë do të njihte krizën për fillim. Një kryeministër i mbarë do të pranonte vështirësitë që qytetarët kanë sot. Le të dalë të flasë me njerëzit e këtij vendi për të kuptuar papërballueshmërinë. Le të flas me punëtorë e ta kuptojë se si mbijetohet sot në këtë rritje të frikshme të çmimeve. Le të flas me ta për ikjet masive, për kolapsin në ekonomi, për krizat në arsim e dështimet në shëndetësi.

Mbi të gjitha në vend të përrallave për zhvillim, le t’iu flasë për dimrin e vështirë energjetik tek i cili po i futë njerëzit tërësisht pa përgatitë.
Jemi në krizë!

Tags: albin kurtiLumir Abdixhiku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen duke nderuar historinë dhe ruajtur trashëgiminë

Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen duke nderuar historinë dhe ruajtur trashëgiminë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Kulla: Serbët, pavarësisht regjimit, projektin kombëtar e kanë zhdukjen e shqiptarëve

Kulla: Serbët, pavarësisht regjimit, projektin kombëtar e kanë zhdukjen e shqiptarëve

Presidentja Osmani ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike Alicia Kearns për mbështetje të palëkundur ndaj Kosovës

​Konferenca e Sigurisë në Munih: Serbia nuk ka vend të dukshëm në Evropën e re

Abedin Selimi ekspozon punimet e tij unike në shkollën “Mulla Idris Gjilani” për nder të 17 shkurtit

Abedin Selimi ekspozon punimet e tij unike në shkollën “Mulla Idris Gjilani” për nder të 17 shkurtit

Rezolutë nga deputetët zviceran – Çka ndodhi jashtë objektit ku po gjykohen ish krerët e UÇK- së

Rezolutë nga deputetët zviceran – Çka ndodhi jashtë objektit ku po gjykohen ish krerët e UÇK- së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën