TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku: Sakrifica e Adem Jasharit dhe e rënëve për liri është akt krijimi

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Abdixhiku: Sakrifica e Adem Jasharit dhe e rënëve për liri është akt krijimi

ë seancën solemne të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, theksoi se në momentet vendimtare popujt nuk maten me numra apo territore, por me shpirtin dhe gatishmërinë për sakrificë.

Ai foli për sakrificën e komandantit Adem Jashari dhe për rolin e individëve në historinë kombëtare:

“Në ato çaste, popujt nuk maten më me numra, nuk maten as me territore, edhe më pak me forcë luftarake. Ata maten me shpirtin e tyre, me gatishmërinë për të mbrojtur atë që e konsiderojnë të shenjtë, më të shenjtë sesa veten e tyre. Historia kërkon njerëz që e kuptojnë se jeta e tyre nuk u përket më vetëm atyre, por është e destinuar për një fat shumë më të madh kombëtar.”

Abdixhiku theksoi se sakrifica nuk është humbje, por një akt i krijimit:

“Ata lindin si të gjithë të tjerët, jetojnë si të gjithë të tjerët, por në momentin e provës epokale ngrihen mbi frikën dhe instinktin e mbijetesës dhe bëhen bartës të një përgjegjësie më të madhe se jeta e tyre. Sakrifica është akt madhështor dhe filozofi e jetës; përmes saj lind kuptimi më i thellë i një populli për vetveten.”

Ai gjithashtu foli për formimin dhe karakterin e komandantit Adem Jashari:

“Adem Jashari ishte njeri i një vendi të shtypur, i një toke jo të lirë, nga një familje fisnike me kujtesë të trashëguar. Historia nuk ishte diçka e largët për të; ajo ishte e pranishme çdo ditë mes jetës së tij dhe rrëfimeve për qëndresën e brezave të mëparshëm. Mbi këtë prani të vazhdueshme u formua edhe Ademi.”

Abdixhiku nderoi të rënët për liri dhe rikujtoi rëndësinë e sakrificës si themel të krijimit dhe të identitetit kombëtar.

Tags: epopoja e uck-seLumir AbdixhikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Azerbajxhani akuzon Iranin për një sulm me dronë, paralajmëron kundërpërgjigje

Azerbajxhani akuzon Iranin për një sulm me dronë, paralajmëron kundërpërgjigje

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Osmani pritet të mbajë konferencë për media

Supremja pranon një ankesë për rezultatet e zgjedhjeve, PZAP rrëzon gjashtë të tjera

Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdorim të votave

Kadrijaj: 59 anëtarët e familjes Jashari u flijuan për lirinë e Kosovës

Kadrijaj: 59 anëtarët e familjes Jashari u flijuan për lirinë e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën