TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku: Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kishim pritur, do të thërras Kuvendin për reflektim dhe unitet

by Tëvë1
2 muaj ago
6
A A
Abdixhiku: Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kishim pritur, do të thërras Kuvendin për reflektim dhe unitet

Numrimi i votimit të rezultateve është drejt përfundimit, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar mbi rezultatet e para të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai pranoi se ky rezultat nuk ishte ai që ai kishte pritur dhe se ka ardhur momenti për reflektim të thellë dhe përgjegjësie.

Në një konferencë për media, Abdixhiku theksoi:
“Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur, ai që unë si kryetar kam dëshiruar ta shoh. Është një moment reflektimi i thellë, i përgjegjësisë. Kur qytetarët flasin, ne duhet t’i dëgjojmë. Kur populli jep verdiktin, ne duhet ta respektojmë.”

Ai shtoi se, gjatë fushatës, ka bërë gjithçka që besonte se ishte më e mira për LDK-në, por se gjithsesi, ky nuk ishte rezultati që ai kishte pritur:
“Këto pesë vite që kam udhëhequr me LDK-në, kam bërë dhe vepruar ashtu siç kam besuar që është më e mira. Megjithatë, sot duhet të them hapur se nuk kam arritur ta çojë LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë. Kemi bërë fushatë dinjitoze që nuk i ka munguar asgjë në përkushtim, por ky është verdikti qytetar. Qytetari gjithmonë ka të drejtë.”

Abdixhiku e theksoi gjithashtu rëndësinë e unitetit dhe rinovimit të partisë për t’u përballur me sfidat që vijnë. Ai shpreson se mbështetësit e LDK-së janë përfaqësuar me dinjitet dhe ka bërë thirrje për një reflektim të thellë në këto momente sfiduese:
“Dua të shpresoj që mbështetësit e LDK-së t’i kem përfaqësuar me dinjitet. Një gjë do ta mbaj mend se LDK ka qenë dhe do të mbetet shtëpia e Kosovës dhe sot, në këtë moment sfide, LDK ka nevojë për unitet. Ka nevojë të dëgjojë më shumë, të rinovohet më shumë.”

Për të adresuar këto çështje dhe për të siguruar një të ardhme më të fortë për LDK-në, Abdixhiku njoftoi se do të thërrasë Kuvendin e LDK-së për një diskutim të hapur:
“Për këtë arsye do të thërras menjëherë kuvendin e LDK-së dhe para tij do t’i shpalos të gjitha çështjet dhe përgjegjësinë që mbaj unë si kryetar,” përfundoi Abdixhiku.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Haxhiu i kërkon Gjyktës Kushtetuese ta pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

“InfoNata” 05.03.2026

“InfoNata” 05.03.2026

S’ka kuorum për votimin e presidentit

S’ka kuorum për votimin e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën