TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Abdixhiku: Qytetarët një euro paguajnë për naftë, 60 centë për apetitet e Qeverisë

nga tëvë1
7 Mars, 2022
0
A A
Abdixhiku: Anëtarësimi ynë në NATO sot ka një mundësi të re

Kreu i LDK-së, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, ka publikuar një infografikë që tregon se me çmimin aktual të naftës, qytetarët paguajnë një euro për një litër naftë, ndërsa 60 për, siç i quan ai, “apetite të qeverisë’.

“Sot, çmimi i naftës ka arritur në 1.60 euro për litër. Nga ky çmim, qytetarët e Kosovës i paguajnë plot 60 cent tatim e akcizë Qeverisë. Pra nuk i paguajnë vetëm çmimet e ngritura ndërkombëtare të naftës; i paguajnë edhe apetitet e Qeverisë për t’iu marrë më shumë para e taksa edhe në kohë krize. 60 cent nga 1.60 euro për çdo litër është shumë. Nga çdo mbushje 25 euroshe, qyterarët i paguajnë 15 euro naftë e gati 10 euro tatim. Dhe me çdo rritje të çmimit ndërkombëtar, ky tatim po bëhet dhe me i lartë e çmimi edhe më i papërballueshëm”, ka shkruar Abdixhiku.

Shkrimi i plotë i Abdixhikut:

NJË KRIZË E RE, NJË PAAFTËSI E RE

Sot, çmimi i naftës ka arritur në 1.60 euro për litër. Nga ky çmim, qytetarët e Kosovës i paguajnë plot 60 cent tatim e akcizë Qeverisë. Pra nuk i paguajnë vetëm çmimet e ngritura ndërkombëtare të naftës; i paguajnë edhe apetitet e Qeverisë për t’iu marrë më shumë para e taksa edhe në kohë krize. 60 cent nga 1.60 euro për çdo litër është shumë. Nga çdo mbushje 25 euroshe, qyterarët i paguajnë 15 euro naftë e gati 10 euro tatim. Dhe me çdo rritje të çmimit ndërkombëtar, ky tatim po bëhet dhe me i lartë e çmimi edhe më i papërballueshëm.

Ka disa javë që LDK ka ngritur në Kuvend vëmendjen për rritjen e vazhdueshme të çmimit të naftës – dhe produkteve tjera si rrjedhojë. Ka disa javë që kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ofrojë një pako politikash fiskale që zbusin këtë ngritje. Por, si me çdo temë tjetër tashmë, veprimet e Qeverisë janë ose të vonshme ose inekzistente.

Masa e vetme e ndërmarrë nga Qeveria deri më tani, ka qenë kufizimi intervencionist i marzhës së fitimit; sa për të treguar se nuk kuptojnë asgjë në këtë punë. Me këtë intervenim, ata kanë arritur të zvogëlojnë çmimin e naftës për vetëm 3 cent në litër. Kaq është kontributi i Qeverisë. Vetëm nesër, me një rritje të re që do të ndodhë, ky 3 centësh zhbëhet në kontribut tatimi.

Natyrisht se lëvizjet e tilla në çmime janë si pasojë e krizës globale me furnizim nafte. Ne nuk prodhojmë naftë, por e blejmë atë. Madje, me thellimin e mëtutjeshëm të krizës, edhe vet blerja do të jetë më e vështirë. Do të kemi probleme edhe me çmim edhe me sasi. Megjithatë, ndonëse është krizë globale, Qeveritë ekzistojnë për të ndërmarrë masa nacionale. Për t’i përballur krizat e jo vëzhguar ato. Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë – si me çdo temë tjetër, e vonuar. Inekzistente në reagim, e paaftë në zgjidhje. Vështron krizat, por s’merr asnjë masë. Ky vëzhgim i saj natyrisht se kushton.

Meqë qeverisja është më tepër se sa fotografi, propozojmë që në urgjencë të merren këto vendime:

1. Të reduktohet akciza dhe të zvogëlohet TVSH-ja në naftë për tre muajtë e ardhshëm. Ky reduktim i përkohshëm duhet të ketë për qëllim përballueshmërinë jo vetëm të qytetarëve tanë, por sidomos të bujqve e transportuesve në vend, ndikimi i të cilëve në produkte e shërbime të tjera do të jetë edhe më i lartë.

2. Në vijë me praktikat e shumta ndërkombëtare, të vendoset racionimi i sasisë së naftës që një individ mund të blejë. Duhet të pranojmë që jemi në krizë, furnizimet e kufizuara duhet të ndodhin sa më parë.

3. Qeveria të asistojë furnitorët tanë në sigurimin e rezervave afatgjate. Në kohë si këto, relacionet ndërshtetërore janë esenciale.

4. Të ofrohet një plan afatgjatë i përballueshmërisë. Qeveria të reagojë sa më parë. Ndonëse do të jetë sërish e fundit në reagim, praktika e vëzhgimit e arsyetimit se kjo është krizë globale është braktisje e re e qytetarëve edhe në një krizë. /Lajmi.net/

Tags: AbdixhikuDerivatetLDKNaftaNgritja e cmime
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Kanosi gruan e tij dhe e largoi nga shtëpia, arrestohet i dyshuari

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohen dy persona në Komoran, në gjendje të dehur sulmuan një tjetër dhe ia bllokuan rrugën

E shtuna me diell dhe temperatura të larta

E shtuna me diell dhe temperatura të larta

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Kanosi gruan e tij dhe e largoi nga shtëpia, arrestohet i dyshuari

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohen dy persona në Komoran, në gjendje të dehur sulmuan një tjetër dhe ia bllokuan rrugën

E shtuna me diell dhe temperatura të larta

E shtuna me diell dhe temperatura të larta

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

LIVE- Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Sot, përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X