TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku për LVV-në: Në mëngjes akuzon, në mbrëmje dërgon letra për bashkëpunim

by Tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Abdixhiku për LVV-në: Në mëngjes akuzon, në mbrëmje dërgon letra për bashkëpunim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku deklaroi se Lëvizjes Vetëvendosje i duhet reformatim i thellë, meqë sipas tij, fakti që s’ka zgjidhje me 48 deputetë është “shenjë që diçka nuk është rregull”.

Pas prezantimit të planit 15-pikësh të Qeverisë së Unitetit, Abdixhiku tha se partia fituese në mëngjes akuzon për bashkëpunim me Listën Serbe , e në mbrëmje dërgon letër për bashkëpunim.

“Ne besojmë thellësisht që Lëvizjes Vetëvendosje i duhet një reformatim i thellë, mënyrën se si bën politikë, mënyrën se si diskuton me partnerët. Fakti që e vendos në korner vetën në qosh, dhe s’del zgjidhje me 48 deputetë, do të duhej të ishte shenjë e mjaftueshme për një parti që diçka s’është në rregull me ju. S’mund të operosh me idenë që në mëngjes i akuzon të gjithë të tjerët, deri në bashkëpunim me Listën Serbe dhe në mbrëmje dërgon letër për bashkëpunim. Kështu s’ndodh politika. Mund t’i ketë funksionuar në të kaluarën, por me mua s’i funksionon kjo punë, as atij as askujt”, u shpreh Abdixhiku.

Ai tha se partia fituese nuk ka qeveri legjitime, meqë po funksionon me rezultat të para katër vitesh.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur edhe për arrestimin e ish-zyrtarit policor, Arbnor Spahiu nga autoritet serbe. Ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë përpjekje për lirimin dhe kthimin e tij në Kosovë.

“Ndjej shumë keqardhje për mos-reagimin institucional, të plotë dhe të menjëhershëm ndaj këtij arresti dhe për më tepër ndjej keqardhje që në ditën e arrestimit po zhvillohej në Bruksel një proces i quajtur i dialogut i ndërmjetësimit të dialogut me një përfaqësues jo-legjitim të Republikës, i cili nuk kishte as kompasin më të vogël moral që të refuzojë atë takim pa lirimin e policit të Njësisë Speciale në Kosovë. Gjëja më e parë e mundshme që do duhej të ndodhte para këtij takimi është kërkesa për lirim, sepse është arrestuar besoni ose jo një polic i Republikës së Kosovës që ka luftuar me terroristë, e përfaqësuesi jo-legjitim i Kosovës ulet në tavolinë dhe flet për dialogun me Serbinë”, tha ai.

Ai në konferencë për media tha se në krye të qeverisë së unitetit duhet të jetë një dikush që përfaqëson unitetin, duke përjashtuar krerët e partive politike.

Pas prezantimit të planit 15-pikësh të qeverisë së unitetit, Abdixhiku tha se LDK nuk ka asnjë kërkesë dhe se e kanë lënë interesin vetanak.

“Ne e kemi lënë interesin tonë vetanak, asnjë kërkesë LDK nuk e ka nga kjo qeveri e unitetit, asnjë, zero. Përveç pikave që i kemi prezantuar sot këtu. Pra, kemi bërë një lëvizje, nëse kjo lëvizje e jona refuzohet le të jetë e tillë është e drejtë e jona të insistojmë, të provojmë sepse besojmë se duhet të ketë arsye dhe do të ketë arsye në një pikë të caktuar. Sepse besojmë se s’mund të jemi kaq indiferent në mbledhje të pafundme në Kuvendin e Kosovës, pa qeveri me legjitimitet e me kriza të vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës teksa kemi shndërruar skenën politike me një show të trishtueshëm politike”, shtoi ai.

Ai tha se shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme është papërgjegjësi e madhe ndaj vendit.

“Po, mund të shkohet në zgjedhje, por edhe për zgjedhje duhet të ulemi. Por është papërgjegjësi e madhe ndaj vendit. Shumë papërgjegjësi e madhe. Secili njeri sot në Kosovë që flet për zgjedhje të reja e vazhdimësi të krizës edhe pas zgjedhjeve të reja, nuk bën as përpjekjen më të vogël për të krijuar institucionet e Republikës së Kosovës. Po shkojmë në zgjedhje, në qoftë se partitë tjera vendosin të shkojmë në zgjedhje, shkojmë në zgjedhje. Nuk është çështje kjo. Më së lehti është të shkojmë në zgjedhje dhe më pas të mos kemi legjitimitet të plotë edhe për një vit tjetër”, u shpreh ai.

Deputetët mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës, në përpjekjen e 31-të për konstituim të plotë të legjislaturës së nëntë./KP/

Tags: LDK-jaLumir AbdixhikuLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Izmir Zeqiri rrëfen përballjen me tensionet në veri: Plumbat na kaluan pranë veshëve, Zubin Potoku u kthye në fushë lufte

Izmir Zeqiri rrëfen përballjen me tensionet në veri: Plumbat na kaluan pranë veshëve, Zubin Potoku u kthye në fushë lufte

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Raporti i Auditimit: Mbi 6 mijë ndërtime pa leje dhe prerje ilegale të pyjeve në zonat e mbrojtura

Raporti i Auditimit: Mbi 6 mijë ndërtime pa leje dhe prerje ilegale të pyjeve në zonat e mbrojtura

“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fort

Google prezanton përmirësime për Jules, asistentin AI për programues

Ilir Peci rrëfen sfidat gjatë qeverisjes në Zveçan: Situata në ditët e para, jashtëzakonisht e rëndë, sfidë e madhe

Ilir Peci rrëfen sfidat gjatë qeverisjes në Zveçan: Situata në ditët e para, jashtëzakonisht e rëndë, sfidë e madhe

Emisioni “Këndi i Debatit” 04.10.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 04.10.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën