Përmes një njoftimi nga LDK u theksua se ajo do të mbahet mend si lidere botërore që tërë jetën u përkushtua për paqe dhe demokraci.
“Mbretëresha Elizabeth II, është figura markante e shtetit britanik. Ajo udhëhoqi me fronin mbretëror për mbi 70 vjet, më së shumti në historinë e familjes mbretërore. Vdekja e saj është zbrazësi e ditë zije për popullin – shtetin mik britanik. Mbretëresha Elizabeth II, personifikonte vlerat e një gruaje që promovonte dhe avanconte interesat e shtetit të saj, mbante gjallë ndjenjën e dashurisë, unitetit dhe patriotizmit për shtetin e saj. Ajo e tillë do të kujtohet, si një njeri i qetë e unifikues”, thuhet ndër tjerash në njoftim./teve1.info/