Gjatë këtij takimi, dyshja biseduan për zhvillimet aktuale në vend, në veçanti për procesin e dialogut me Serbinë, përcjell teve1.info
Në një njoftim për media bëhet e ditur se me këtë rast, Abdixhiku rikonfirmoi qëndrimin e LDK-së që procesi i dialogut duhet të përmbyllet me marrëveshje përfundimtare, e që në thelb ka njohjen e ndërsjelltë.
“Gjatë takimit kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe mbështetjen që Zvicra vazhdon t’i japë Kosovës për zhvillimin dhe demokratizimin e mëtejmë të vendit tonë. Thellimi i bashkëpunimit në shumë fusha si ato arsimore, ekonomike, integruese dhe kulturore, ishin po ashtu temë diskutimi”, bëhet e ditur në njoftimin e LDK-së në Facebook. /Teve1.info/







