TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku mohon deklaratat e Osmanit se ish-opozita s’pati gatishmëri për të gjetur zgjidhje

by TËVË 1
4 muaj ago
1
A A
Abdixhiku takohet me drejtoreshën amerikane për Evropën Jugqendrore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklarimeve të presidentes Vjosa Osmani, e cila të hënën kishte thënë se nuk mund të kërkojë më nga deputetët të mblidhen për çështjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës dhe pagave të RTK-së.

Osmani kishte theksuar se ishte përpjekur të gjente zgjidhje, por sipas saj, partitë e ish-opozitës nuk pranuan të ktheheshin në Kuvend para nënshkrimit të dekretit për shpërndarjen e tij.

Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes së nominimit të Glauk Konjufcës, i kishte shprehur gatishmërinë presidentes që të votohej një pako ligjore, e cila përfshinte zgjatjen e buxhetit për tre muaj, votimin e Ligjeve të Prishtinës dhe Gjilanit, sigurimin e pagave për RTK-në dhe miratimin e Pakos Evropiane të Rritjes.

Ai ka sqaruar se pas mandatimit të Konjufcës, Osmani e kishte kontaktuar për t’i thënë se kishte komunikuar me mandatarin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët ishin shprehur pozitivë për këtë ide. Abdixhiku ka njoftuar gjithashtu kryetarët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës, si dhe disa ambasadorë të QUINT-it, duke theksuar se nga ai moment nuk pati asnjë lëvizje për 15 ditë.

Abdixhiku ka shtuar se ky propozim, i hapur dhe i diskutuar prej tij, u kthye në tavolinën e caktimit të zgjedhjeve dhe se LDK-ja nuk ishte kurrë kundër, duke theksuar rëndësinë e korrektësisë dhe sjelljes njerëzore në betejën politike.

“Ani pse nuk kishte asnjë gatishmëri as për ta diskutuar bashkërisht në një vend këtë ide. Sot habitem se me sa lehtësi fshihet ky fakt dhe kjo e vërtetë. E kuptoj që jemi në betejë politike, por në këtë betejë na duhet të kemi minimalisht korrektësi dhe sjellje njerëzore. Kjo është e vërteta. Gjithsesi, pre të gjitha sfidat ka zgjidhje. Do ta shihni dhe në ditët në vijim se bllokada ishte e qëllimshme. Nuk është e re. Po zgjatë tash e 12 muaj. Se krejt kjo krizë është inskenim i një beteje të Don Kishotit me mullinj të erës. Kosova mund të bëhet lehtë. Është e jona. Do ta bëjmë”, ka shkruar ai.

Tags: lumir abbixhikuTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Zvicra thërret ambasadorin izraelit pas ligjit për dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë

Zvicra thërret ambasadorin izraelit pas ligjit për dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

T: Scott Bamforth shpallet “MVP i Javës”

T: Scott Bamforth shpallet “MVP i Javës”

Hadërgjonaj në ekipin e javës në Turqi

Florent Hadërgjonaj mungon ndaj Trabzonsporit

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën