Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit janë fillimi i një epoke të re për Kosovën.
Ai në një postim në Facebook pas caktimit të datës së zgjedhjeve të reja parlamentare ka thënë se LDK-ja hyn në këtë garë me programin më serioz.
“Më 28 dhjetor nuk nisë thjesht një garë. Nisë një epokë e re për Kosovën. Dhe këtë herë, epoka shkruhet prej nesh; prej të gjithëve neve. LDK-ja hyn në këtë rrugëtim jo vetëm me programin më serioz, jo vetëm me ekipin më të përgatitur, por me një besim të palëkundur tek qytetari i Kosovës. Tek fuqia e mirësisë, tek përgjegjësia, tek aftësia për të ndërtuar diçka më të madhe se vetvetja”, ka shkruar Abdixhiku.









