TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: LDK-ja do t’i përdorë të gjitha rrugët për të dalë nga theqafja e Kurtit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
LDK-ja vendos ta bojkotojë RTK-në

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK-ja do t’i përdorë të gjitha rrugët politike dhe demokratike për të dalë nga situata e krijuar në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media, ai deklaroi se situata e tensionuar në katër komunat me shumicë serbë në veri të vendit, i kontribuon interesave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit dhe atyre të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, shkruan teve1.info

“Nga sot, LDK do t’i përdorë të gjitha rrugën institucionale, politike dhe demokratike që të dalim nga kjo theqafje e Kurtit”, deklaroi ai.

Tutje Abdixhiku, ka thënë se Kosova po është nën sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale në veri, por që sipas tij, në sulm po është edhe kryeministri Albin Kurti ndaj aleatëve kryesorë të vendit.

Abdixhiku u shpreh se këto përmbysje aleancash nuk i ka dashur askush në Kosovë, e siç thotë ai, Kurti as nuk ka legjitimitet për ta bërë një gjë të tillë te një popull që është historikisht properëndimor.

“Sot nuk është javë e zakonshme. Që prej të premtes po përballemi me situatë të pamenduar. Kosova është nën sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale të Vuçiqit, e kryeministri në sulm fatkeq ndaj miqve tanë ndërkombëtarë. E kjo s’ka ngjarë asnjëherë. Sa herë që kemi qenë të sulmuar nga Serbia, kemi qenë të mbrojtur nga miqtë ndërkombëtarë, sepse kemi qenë të bashkërenduar me ta, kemi vepruar bashkë me ta sepse kemi ndarë të njëjtat vlera dhe të njëjtat interesa e të njëjtin vizion. Këto përmbysje aleancash, vizionesh e prioritetesh askush nuk i ka dashur në Kosovë. Për këtë, nuk ka votuar askush. Prandaj, nuk mund të flasim tjetër gjë, përveç se një aventure të rrezikshme personale të Kurtit që nuk ka legjitimitet politik e demokratik në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, katër të arrestuar

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Vidhet një statujë bronzi nga një varr në Pejë

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Tre persona kanosin policët në Ferizaj, njëri përfundon në mbajtje

Zhduket një grua në Ferizaj

Zhduket një grua në Ferizaj, policia në kërkim

Hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Dalje në kufi

Hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Dalje në kufi

Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, katër të arrestuar

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Vidhet një statujë bronzi nga një varr në Pejë

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Tre persona kanosin policët në Ferizaj, njëri përfundon në mbajtje

Zhduket një grua në Ferizaj

Zhduket një grua në Ferizaj, policia në kërkim

Franca, e kujdesshme për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve

Franca, e kujdesshme për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën