Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti i mbështet ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të vendit nga populli.
Ai ka thënë se kjo është ideologji e LDK-së.
Por, ai ka kritikuar qasjen dhe mënyrën se si janë nisur.
Abdixhiku ka thënë se këto amendamente nuk mund të kalohen pa votat e pakicës serbe.
“Këto janë manovra politike të natës, nata nuk ka bereqet. Prandaj LDK i voton dhe i mbështetë”./teve1.info/






