Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar zyrtarët e Qeverisë, të cilët sipas tij po mburren për liberalizmin e vizave e njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja.
Ai poashtu ka thënë se marrëveshjen me Elektroseverin për pagesën e rrymës në veri të Kosovës e kanë kundërshtuar, e që tash “të njëjtë e trumpetojnë si histori”.
Abdixhiku në një postim në Facebook ka thënë se tri vitet e qeverisura nga LVV-ja ishin të humbura.
“Këto 3 vite janë të humbura në plotni. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht”, ka shkruar ai./teve1.info/