Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për tubimin qëndror që partia e tij do ta mbajë sot në Prishtinë në orën 18:00 në sheshin Skënderbeu.
Abdixhiku ka ftuar të gjithë përkrahësit që të marrin pjesë në tubim.
“Sonte, të gjitha rrugët e Kosovës na sjellin në Shesh, në tubimin më të madh elektoral në vend! Ejani, në tubimin e fundit të kësaj fushate të jashtëzakonshme, në ngjarjen që do të shënojë kthesën e madhe për Republikë. Le të ketë festë! Sepse kushtrimi ka rënë tashmë! Fitore, dhe asgjë më pak!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./teve1.info/