Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për rolin konstruktiv që Parlamenti Evropian, i ka dhënë Kosovës në proceset shtetndërtuese, veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave.
Njëherit, Abdixhiku e ka njoftuar Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve në procesin e dialogut me Serbinë, shkruan teve1.info.
“Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./teve1.info.