Në këtë takim sipas komunikatës së LDK-së Abdixhiku dhe Hovenier kanë diskutuar për aktualitetin në vend me theks për gjendjen e sigurisë.
Sipas LDK-së kooridimi me aleatët është garancë e sigurisë nacionale dhe përpjekjeve drejt integrimit euroatlantik.
“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, thuhet në komunikatë./teve1.info/