Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se figura e ish- kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi do të mbetet figurë e përhershme e historisë së shteformimit.
Abdixhiku në një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Bukoshit e ka vlerësuar si një nga figurat kryesore të LDK-së.
“ Jeta dhe veprimtaria e tij janë mishërim i përkushtimit atdhetar dhe angazhimit të palëkundur politik për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kontributi i tij në momentet më të vështira për vendin tonë është përjetësisht i çmuar. Dr. Bukoshi ishte ndër figurat themeluese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më pas duke shërbyer edhe si sekretar i përgjithshëm në atë kohë. Me vizion dhe guxim, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin tonë drejt lirisë. Figura e tij do të mbetet përherë pjesë e pandashme e historisë sonë shtetformuese dhe kujtimi për të do të jetojë ndër breza”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.