Deputeti, Haki Abazi, ka folur rreth të ardhmes së tij politike pas përfundimit të këtij mandati.
Ai ka thënë se është herët për të folur për të ardhmen e tij, por ka thënë se angazhimin politik do ta vazhdojë.
“Unë e shohë Parlamentin e Kosovës si vendin më jofunksional të demokracisë, që do të thotë se është pak e rëndësishme a do të jem në Kuvend a po jo, do të jem njeri i angazhimit politik. Kosova ka kapacitete për një debat konstruktiv politik të orientimit të vet, a do të jetë kjo e formuluar si listë e njerëzve të cilët duan angazhim politik direkt apo do të ketë forma tjera të angazhimit..”, ka thënë Abazi në emisionin “Këndi i Debatit”.
Haki Abazi ishte përjashtuar nga Grupi Paralamnetar i Vetëvendosjes dhe partia. Abazi ka qenë edhe zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti 1.