TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abazi – Qeverisë: Platformën “Superpuna” ta bën një kompani me tre persona

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Serbët përdorin kamionët e donacionit nga BE-ja si barrikada në veri

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka kritikuar Ministrinë e Financave për platformën “superpuna”, për të cilën thotë se atë mund ta bëjë një kompani me tre persona dhe se nuk është për një qeveri të tërë

Abazi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se punëtorë janë lënë në mëshirën e zotit.

“Punëtorë janë lënë në mëshirën e zotit. Është rrjet i pompave të benzinës që ka qarkullime milionëshe që nuk i paguan pagat e punëtorëve me rregull. Secili prej tyre është i/e frustruar dhe i/e frikësuar për gjendjen dhe ata bashkë me shoqërinë, me vëllezër e motra janë në kërkim të daljes, ikjes nga Kosova ani pse paskan një punë. Këto probleme nuk rregullohen me platforma si Superpuna por me zbatim ligji, me inspektor dhe standarde të premtuara. Këto probleme nuk rregullohen me fotografi të konferencave e udhëtime e as darka e dreke dhe as nga ulëset e aeroplanëve”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Abazi ka kritikuar Qeverinë edhe për ulje të pagave të stafit të Kuvendit.

“Administrata e Kuvendit goditet me zvogëlime drastike të pagave nga qeveria. Institucioni më lartë i vendit në nivel të rëndësisë vitale të dokumentacioneve dhe informatave ka pagë prej 400 euro. Një punëtor kuzhine në Prishtinë ka pagë 1000 euro e më shumë dhe nuk ka të mjaftueshëm në treg. Ekspertiza e gjithë kuvendit, stafi që është trajnuar që me shumë se 20 vite tani janë me një sy në drejtim të daljes. Me këtë është prekur integriteti i institucionit me të lartë të vendit! Sot u raportua se 2000 mijë lokale janë mbyllur vetëm në Prishtinë, nuk ka punëtorë, kot bëjë super punën, punëtorët duan të drejta, pagesë të rregullt dhe jo vonesa me nga një muaj e më shumë”, tha ai.

Sipas tij, sektori privat ka nevojë për hapësirë të zhvillimit dhe qarkullim të kapitalit.

“Besa një ditë njerëzit kanë me kuptu qartë që sistemi i kontrollit dhe kushtëzimit nuk e mban dot vullnetin e njerëzve për punë. Kjo është provuar dhe nuk ka funksionuar. Sektori privat ka nevojë për hapësirë të zhvillimit dhe qarkullim të kapitalit, kredi të favorshme. Shteti duhet të sigurojë drejtësinë dhe garën e konkurrencës fer. Platformën SUPERPUNA ta bën sot një kompani me tre persona, nuk është për një qeveri të tërë”, përfundoi Abazi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot ka thënë se përmes platformës “Superpuna” janë punësuar mbi 1 mijë qytetarë për rreth tri javë. Ai tha se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar mbi 3 mijë punëkërkues, mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë si dhe janë rreth 1 mijë e 500 vende të lira të punës. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Imeri: Insistimi i LVV-së për Osmanin si presidente mund të shkaktojë bllokadë nga LDK dhe PDK

Imeri: Deklaratat e Vuçiqit për Kurtin në Paris janë propagandë pa bazë

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

27 vjet nga masakra e Izbicës, Osmani: Krimet e Serbisë duhet të përballen me drejtësinë

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën