Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka drejtuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti, duke thënë se edhe pas tre viteve nuk është përfunduar asnjë punë.
Në një postim në Facebook, Abazi ka përmendur rrugët rajonale, që sipas tij ndodhen në gjendje “copë-copë”.
Postimi i plotë i tij:
Tre vite pas dhe nuk është përfunduar asnjë punë, asnjë rrugë rajonale:
Prishtinë – Gjilan, e pakryer
Prishtinë – Podujevë e pakryer
Prishtinë – Mitrovicë, e pakryer
Prishtinë – Klinë, e pakryer
Prishtinë – Lipjan – Shtime- copë më copë
Klinë – Gjakovë, e pakryer
Ferizaj – Gjilan- copë copë
Mbi 80 të vdekur në aksidente me fatalitet gjatë vitit 2023. Korrupsion masiv në marrjen e patent shoferëve!