TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abazi për kidnapimin e tre policëve: Duhet të dalim nga kurthi i Serbisë ku kemi rënë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Abazi: Me dhjetëra deputetë të VV-së në takime deri pas mesnate kemi diskutuar për pakënaqësitë që kanë

Ish-deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka thënë se duhet që të dalim nga kurthi i Serbisë ku kemi rënë.

Ai tha se Serbia e ka aleat Rusinë për të vazhduar në kursin e saj të destabilizimit të Ballkanit me qëllim të vendosjes së hegjemonisë dhe dominancës rajonale dhe shtimin e pazarit për Rusinë kundrejt Evropës dhe SHBA-ve.

Duhet të dalim nga kurthi i Serbisë ku kemi rënë. Kosova dhe shqiptarët janë në pozicionin e vështirë përbrenda përpjekjeve dhe qëllimeve të botës demokratike për të zvogëluar hapësirën manovruese e qëllimkeqe të Rusisë por edhe Kinës për një vatër tjetër konflikti në Ballkan.

Lufta në Ukrainë, inflacioni, tensionet në Taiwan, krizat e hapura në Siri, Libi, Sudan dhe gjetiu e posaçërisht beteja për konsolidimin e bllokut të BRIC-ut janë në rrethana rënduese në marrëdhëniet e Kosovës me botën demokratike sepse ato janë prioritete të angazhimit të diplomacisë dhe potencialit kundërshtues të botës demokratike”.

Ai ka renditur edhe një listë të prioriteteve që duhet të jenë.

Përbrenda Kosovës nuk po shihet që ka as seriozitet, as gatishmëri por as edhe kapacitet për të kuptuar dhe për te sinkronizuar interesat afatgjata e strategjike të vendit tonë me shtetet dhe institucionet e botës demokratike. Kurti ka zgjedhur rrugën e gabuar për të realizuar të drejtën e Kosovës për veprim institucional.

Në këtë moment lista e prioriteteve duhet të jetë:

-Garantimi i integritetit territorial dhe funksionimi i institucioneve vitale përfshirë edhe një diplomaci aktive për të rivendosur kanalet e komunikimit me kryeqytetet e vendeve demokratike

-Kthimi i policëve të kidnapuar

-Lirimi i qytetarëve Kosovar të arrestuar në Serbi

-Ndërtimi i koncenzusit dhe kohezionit gjithëpartiak

– Koordinimi i afërt dhe i rregullt me Shqipërinë

-Shtendosja e situatës në veri

-Kthimi normalitetit në jetën e përditshme

-Luftimi i krimit dhe korrupsionit në gjithë territorin e republikës”, ka shkruar ai.

Abazi më tej, ka shkruar se “me kokë të ftohët duhet reflektuar dhe vepruar në këtë fazë të realitetit që na rrethon, pa humbur fokusin nga e ardhmja dhe qëllimet tona si komb Evropian”.

“Kosova e zhvilluar dhe e ardhmja saj si pjesë e familjes euroatlantike është më e rëndësishme se çfarëdo arsyetimi dhe diskursi i momentit apo fati i individëve që kanë edhe përgjegjësi të m’veshur me votë. Me kokë të ftohët duhet reflektuar dhe vepruar në këtë fazë të realitetit që na rrethon, pa humbur fokusin nga e ardhmja dhe qëllimet tona si komb Evropian. Dëmi i shkaktuar  është shumë i madh tanimë por kjo nuk do të thotë që duhet thelluar dimensionet e këtij dëmi dhe afatin e rikthimit në procese integruese e bashkërenduese”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Emisioni “Info Nata” 23.03.2026

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën