TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AAK: Vendimi i Kushtetueses, tregues se në këtë qeveri normë është antikushtetutshmëria

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
AAK: Vendimi i Kushtetueses, tregues se në këtë qeveri normë është antikushtetutshmëria

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka mbajtur konferencë për media ku kanë shpalosur shqetësimet e tyre për disa tema – për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe për gjendjen e rëndë në ekonomi, krizën e madhe që sipas tyre po mbizotëron në institucionet bazë të ekonomisë, si në BQK dhe Trust – dhe vendimi i ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe i Ministrisë së Financave për rritje të tatimit në pronë.

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se shqetësimi i parë është për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial, i cili sipas tij ka vërtetuar se kjo qeveri si normë qeverisëse ka “anti-kushtetueshmërinë” e se po mundohet që t’i “kapë” të gjitha institucionet e pavarura.

Ndërsa, siç tha Tahiri, shqetësimi i dytë është për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, madje edhe në institucionet bazë të ekonomisë.

“Kemi dy shqetësime të mëdha. E para ka të bëjë me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial. E dyta është për gjendjen e rëndë ekonomike, për krizën e madhe që është në institucionet bazë të ekonomisë, në BQK, Bordi i Trustit dhe vendimin për shtrenjtimin e rrymës”.

“Vendimi i fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial vërteton se anti-kushtetueshmëria në këtë qeveri është normë dhe standard qeverisës. Kjo qeveri shtyn ligje të cilat i ka kontestuar komisioni i Venecias dhe instanca jopolitike e nivelit vendor dhe ndërkombëtar. Synim kanë që përmes ligjeve t’i kapin institucionet e pavarura. Kjo logjikë duhet të thehet. Pushtetet janë të ndara”, ka thënë Tahiri, në konferencën për medie.

Fatmir Gashi, udhëheqës i Departamentit për Ekonomi në AAK, foli rreth mungesës së emërimit të Bordit të Trustit, ku sipas tij, është e pakuptimtë në një situatë krize ekonomike tash e tre vite. Sipas Gashit, Qeveria e Kosovës do duhej që tanimë ta nisë reformën për fondin pensional, shkruan EO.

“2 miliardë e gjysmë euro të cilat menaxhohen nga Trusti Pensional janë pa mbikëqyrje. Kjo është një papërgjegjësi e madhe nga ana e Qeverisë. Nevojiten reforma në sistem pensional për të bërë liberalizim të shtyllës së dytë. Kjo do ta zvogëlonte mundësinë për humbje në Trust”, tha Gashi.

Sa i përket Bankës Qendrore, si institucioni më rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend, Gashi ngriti shqetësimin për vonesën e emërimit të Guvernatorit në këtë institucion. Sipas tij, këto veprime të Qeverisë janë të pafalshme sepse rrezikojnë tejmase stabilitetin financiar dhe rrjedhimisht ndikojnë direkt në ekonominë e vendit.

“Në vend që të merren masa emergjente për mbrojtje të mirëqenies së qytetarëve, po merren masa për rëndimin e kësaj gjendjeje. Qytetari po vaŕfërohet çdo ditë e më shumë”, shtoi ai, duke iu referuar rritjes së çmimit të energjisë dhe të tatimit në pronë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu kritikon Avokatin e Popullit për reagimin mbi moscertifikimin e Listës Serbe

Haxhiu kritikon Avokatin e Popullit për reagimin mbi moscertifikimin e Listës Serbe

Inspektorati i Punës mbyll një biznes në Vushtrri

Inspektorati i Punës mbyll një biznes në Vushtrri

Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, Osmani viziton “Handikos” në Ferizaj

Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, Osmani viziton “Handikos” në Ferizaj

Sindikata e Policisë kërkon përfshirjen e Avokatit të Popullit në rastin e pesë zyrtarëve të ndaluar për vdekjen e Agon Zejnullahut

Moscertifikimi i Listës Serbe, Avokati i Popullit: Vendim pa bazë të qëndrueshme juridike

Haxhiu kritikon Avokatin e Popullit për reagimin mbi moscertifikimin e Listës Serbe

Haxhiu kritikon Avokatin e Popullit për reagimin mbi moscertifikimin e Listës Serbe

Emisioni “Ditari” 03.12.2025

Emisioni “Ditari” 03.12.2025

Inspektorati i Punës mbyll një biznes në Vushtrri

Inspektorati i Punës mbyll një biznes në Vushtrri

Para Shqipërisë e Serbisë, Kosova renditet e 41-ta në listën e ‘Fair-Play’ të UEFA-së

Para Shqipërisë e Serbisë, Kosova renditet e 41-ta në listën e ‘Fair-Play’ të UEFA-së

Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, Osmani viziton “Handikos” në Ferizaj

Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, Osmani viziton “Handikos” në Ferizaj

Sindikata e Policisë kërkon përfshirjen e Avokatit të Popullit në rastin e pesë zyrtarëve të ndaluar për vdekjen e Agon Zejnullahut

Moscertifikimi i Listës Serbe, Avokati i Popullit: Vendim pa bazë të qëndrueshme juridike

Qytetarët ankohen për çmimet e larta të banesave: Më shtrenjtë në Prishtinë se në Vjenë

Qytetarët ankohen për çmimet e larta të banesave: Më shtrenjtë në Prishtinë se në Vjenë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën