TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

AAK paraqet rezolutë për liberalizimin e vizave

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Tahiri: Kosova duhet të kërkojë njohje reciproke, mos të ulet në diskutim teknik

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri gjatë debatit parlamentar ka deklaruar se përmes kësaj rezolute, deputetët do të shtyjnë përpara reformat për shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsionit e zbatim të ligjeve.

Po ashtu, Tahiri ka theksuar se Qeveria duhet të punojë në avancimin e platformës shtetërore, varësisht zhvillimeve të Bashkimit Evropian.

Ai tha se kjo rezolutë është e nevojshme dhe kërkon trajtim të barabartë të qytetarëve të Kosovës.

“Është momenti vendimtar kur Kuvendi i Kosovës në pajtim të plot me detyrimet kushtetuese, paraqes këtë rezolutë për të shprehur qëndrimet si më poshtë: Deputetët e kuvendit zotohemi se do t’i shtyjmë përpara të gjitha reformat që garantojnë shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsion, projektet për punësim dhe zhvillim, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, garancinë për institucionet e pavarura, mbikëqyrjen e rreptë të qeverisjes në raport me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Si dhe garantimin e çdo standardi evropian mbi të dhënat personale dhe gjendjes civil, kontrollin trafikimit me qenie njerëzore dhe luftimin e pa kompromis të të gjitha formave të trafiqeve me narkotikë”, ka thënë ai.

Përmes kësaj rezolute, Tahiri tha se të gjitha subjektet politike zotohen dhe angazhohen në sigurimin e garancive që institucionet ligj-zbatuese i kanë dhënë shteteve anëtare të BE-së në raport me sigurimin e lëvizjes së lirë.

“U bëjmë thirrje vendeve anëtare që të kenë besim në Republikën e Kosovës, si një prej partnerëve më të devotshëm në përqafimin e vlerave dhe standardeve që burojnë nga BE. Ku një nga shtyllat është edhe liria e lëvizjes. Kuvendi fton Këshillin Evropian të marrë vendim meritor për marrëveshjen për lëvizjen e lirë në zonën Shëngen për qytetarët e Kosovës. Qeveria e vendit të punojë në avancimin e platformës shtetërore, politike, ekonomike kundruall zhvillimeve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, përfshirë refuzimin eventual të liberalizimit të vizave për Kosovën, vazhdimin e status quo-s dhe të gjithashtu pozicionimit të Republikës së Kosovës pas këtyre zhvillimeve. Platforma duhet t’i prezantohet kuvendit për miratim”, ka shtuar ai.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga ekzekutivi përfshirjen e ekspertëve për të ndihmuar në këtë platformë.

Deputeti Besnik Tahiri po ashtu para fillimit të këtij debati parlamentar ka propozuar mocion për vendosjen në krye të rendit të ditës të kësaj pike. Të gjithë deputetët e pranishëm kanë votuar pro këtij mocioni./kp

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Sa rrezikohet Kosova nga virusi i mushkonjave që ka përfshirë Kinën?

Auto Draft

Qytetarët thotë se janë të detyruar të blejnë ilaqe pa banderola pavarësisht rrezikut

Auto Draft

Mungojnë tualetet dhe qezmet në parqe, ankohen vizitorët

Auto Draft

Mbetjet mortore të gjetura në Vushtrri dyshohet se janë të një gruaje

Anis Mehmeti starton me gol e fitore në sezonin e ri te Bristol City

Anis Mehmeti starton me gol e fitore në sezonin e ri te Bristol City

Marash Kumbulla pritet të huazohet sërish te Espanyoli

Marash Kumbulla pritet të huazohet sërish te Espanyoli

Auto Draft

Sa rrezikohet Kosova nga virusi i mushkonjave që ka përfshirë Kinën?

Auto Draft

Qytetarët thotë se janë të detyruar të blejnë ilaqe pa banderola pavarësisht rrezikut

Auto Draft

Mungojnë tualetet dhe qezmet në parqe, ankohen vizitorët

Auto Draft

Mbetjet mortore të gjetura në Vushtrri dyshohet se janë të një gruaje

Auto Draft

Serbëve në veri u shkojnë mesazhe për gjoba, mts mohon se janë nga ta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X