TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​AAK-ja e dërgon në Kushtetuese ligjin për pagën minimale

nga tëvë1
21 Korrik, 2023
0
A A
KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Krahas AAK-së, kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji e mbështetën edhe dy deputetët e pavarur, Fatmir Humolli dhe Haki Abazi.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, teksa ka shprehur besimin që Gjykata Kushtetuese do ta jap vlerësimin e saj për Ligjin për pagën minimale, theksoi se ky rast do t’i thyej dy padrejtësi.

“Presim nga Gjykata Kushtetuese që ta vlerësoj dhe jemi të bindur që ky rast do të jetë rast i cili do t’i thyej dy padrejtësi. Padrejtësia e parë lidhet me mashtrimin flagrant të shumës së pagës minimale i bëjë pyetje publike kryeministrit të Kosovës dhe ministritë të Financave të na tregoj se kush e ka sot pagën 260 euro. Pra ky ligj që është miratuar nuk ka asnjë impakt në terren sepse sot nuk ka pas më pak se 260 euro në sektorin privat dhe as publik. Pra, është një mashtrim i radhës dhe e dyta lidhet po ashtu me dinjitetin e veteranëve të UÇK-së, lidhet me të drejtat e njeriut”, theksoi ai.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës theksoi se në kërkesën e tyre për vlerësimin e kushtetutshmërisë i kanë adresuar tri çështje që i konsiderojnë si shkelje flagrante dhe diskriminuese.

“Në kërkesën tonë për vlerësimin e kushtetutshmërisë i kemi adresuar tri çështje që janë të rëndësishme. E para Këshilli Ekonomik Social i cili përcaktohet në Ligjin e Punës dhe i cili asnjëherë nuk është konsultuar sa i përket pagës minimale tregon për një shkelje flagrante që Qeveria e Kosovës e ka bërë, e dyta është diskriminimi i palëve të cenueshme, të verbërve, paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve të cilët nuk janë përfshirë dhe janë larguar, ky është një diskriminim dhe shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave dhe vlerave të njeriut….Dhe e treta lidhet me veteranët e UÇK-së rast ky është eklatant e i cili jo vetëm që është shkelje, por lidhet drejtpërdrejtë edhe me vlerat që kjo kategori përfaqëson”, tha Tahiri.

Tahiri paralajmëroi se si parti, edhe ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës do ta ballafaqojnë për vlerësim me Gjykatën Kushtetuese, në rast se kalon.

Javën që shkoi, Kuvendi i Kosovës me 60 vota pro dhe një abstenim miratoi Ligjin për pagën minimale.

Ky ligj parasheh që paga minimale të bëhet 264 euro bruto, por kjo shifër është kundërshtuar nga partitë opozitare në vend, madje ata e bojkotuan seancën kur po votohej ky ligj.

Aktualisht paga minimale në Kosovë sillet nga 130 deri në 170 euro. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria lëshon letër-rreshtim ndaj Radojiçiqit dhe 10 të tjerëve për barrikadat në veri të 2022-ës

Prokuroria lëshon letër-rreshtim ndaj Radojiçiqit dhe 10 të tjerëve për barrikadat në veri të 2022-ës

Osmani në Hungari: Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO

Osmani në Hungari: Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ: Më 1 korrik fillon afati i aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet lokale

MINT lansoi skemën e re të grandeve prej 1 milion euro për NMVM-të

MINT lansoi skemën e re të grandeve prej 1 milion euro për NMVM-të

Ballkani u shkëput kontratën tre futbollistëve

Ballkani u shkëput kontratën tre futbollistëve

Zbulohen datat dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

Asllani flet për Chivun dhe Inzaghin

Prokuroria lëshon letër-rreshtim ndaj Radojiçiqit dhe 10 të tjerëve për barrikadat në veri të 2022-ës

Prokuroria lëshon letër-rreshtim ndaj Radojiçiqit dhe 10 të tjerëve për barrikadat në veri të 2022-ës

Manchester United i hapur ta shes Rasmus Hojlundin

Hojlund drejt transferimit tek Inter

Osimhen do t’i bashkohet gjigantit anglez

Juventusi rifillon bisedimet me Osimhenin

Conceicao: Do ​​të largohem nëse më thonë se nuk u nevojitem më

Al Nassr interesohet për teknikun Conceicao

Sinjale lamtumire nga City, Bernardo Silva flet rreth së ardhmes

Bernardo nuk largohet nga City

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X