Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në katër komuna ku ishte në garë në raundin e dytë.
Kjo parti ka arritur të ruaj udhëheqjen në këto komuna ishte duke qeverisur.
AAK ka fituar në Gjakovë me Aridan Gjinin, kundër LVV-së me kandidat Ardian Gola, në Klinë, ka fituar Zenun Elezaj, përballë Sokol Bashotës së PDK-së, në Rahovec, ka fituar Smajl Latifi, kundër Ali Dulës së LVV-së.
Edhe Bali Muharremaj si kryetar aktual i Suharekës ka fituar përballë Ardian Shalës së PDK-së.








